BUDAPEST - Kryeministri hungarez, Viktor Orban akuzoi sot SHBA-në për ndërhyrje në çështjet e brendshme të Evropës Qendrore duke i cilësuar si pretekst zërat për korrupsion nga Uashingtoni kundër Budapestit.
"SHBA-ja nuk kënaqet me ndërhyrje, por vepron në mënyrë aktive në jetën politike të vendeve të Evropës Qendrore", deklaroi Orban në një intervistë për stracionin publik "M1", dje në mbrëmje. "Ne kemi hyrë në një epokë të re", shtoi ai.
"Një klimë e Luftës së Ftohtë është vendosur mes SHBA-së dhe Rusisë për shkak të konfliktit në Ukrainë", shtoi kryeministri hungarez duke shtuar se vendi i tij, si anëtar i Bashkimit Evropian dhe i NATO-s duhet të qëndrojë jashtë kësaj.
"Ata kërkojnë të na fusin në një konflikt dhe ne nuk kemi asgjë për të fituar", nënvizoi ai.
Në mes të muajit tetor, Uashingtoni shpalli të padëshirueshëm në territorin e tij gjashtë zyrtarë të lartë hungarez për shkak të dyshimeve për korrupsion.
"Të gjithë e dinë se zërat për korrupsion janë vetëm një pretekst", deklaroi Orban.
"SHBA dëshiron të jetë influencuese", shtoi ia.
Në muajin shtator, presidenti amerikan, Barack Obama e radhiti Hungarinë mes vendeve që shtypin shoqërinë civile./ATSH/