BUDAPEST - Peter Szijarto, ish-zëdhënës i kryeministrit konservator Viktor Orban u emërua sot ministër i Punëve të Jashtme i Hungarisë në vend të Tibor Navracsics, i emëruar në postin e Komisionerit Evropian për Arsimin, njoftoi qeveria.
Szijjarto, 36 vjeç, është konsideruar si një bashkëpunëtor i afërt i Orban, në qeverinë e të cilit ka qenë zëdhënës para se të bëhej ministër i deleguar i Punëve të Jashtme.
Ish-ministri i Drejtësisë, Navracsics, 48 vjeç, kishte marrë kryesimin e diplomacisë hungareze në fillim të verës.
I emëruar për postin e Komisionerit për Arsimin në komisionin e ardhshëm Juncer, ai premtoi një auditim delikat para Parlamentit Evropian pasi ka qenë artizan i një reforme të kundërshtuar të drejtësisë në vend./ATSh/