HUNGARI-Mijëra Hungarezë kanë parakaluar në rrugët qëndrore të Budapestit duke protestuar kundër korrupsionit, ndërsa kërkojnë dhe shkarkimin e autoritetit drejtues të taksave Idliko Vida.

Ky i fundit është një ndër 6 zyrtarët e dyshuar për korrupsion, dhe pavarsisht ultimatumeve të qytetarëve për shkarkimin e tij, ai nuk pranon të japë dorëheqjen dhe qeveria Hungareze ka refuzuar t’a pushojë atë nga detyra.

Ministri i ekonomisë së Hungarisë Mihaly Varga, ka thënë se do të ishte gabim pushimi i tij nga detyra pa një hetim serioz që provon akuzat ndaj tij. Mijëra Hungarezë janë bashkuar në protesta në rrugët e Budapestit nëpërmjet rrjetit social facebook, duke u organizuar kundër korrupsionit dhe mungesës së përgjegjësisë nën qeverisjen e kryeministrit të vendit Viktor Orban.

Muajin e kaluar Orban nxiti dy demostratat më të mëdha qytetare që prej ardhjes së tij në fuqi në vitin 2010, pas propozimit për të taksuar përdorimin e internetit. Pas dhjetra protestave në të gjithë vendin ai u detyrua t’a tërhiqte këtë propozim.

hungari

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)