Ndërkohë në Hungari vetëm në 24 orët e fundit kanë hyrë 4 mijë refugjatë nga Serbia. Bëhet fjalë për një shifër rekord për vetëm një ditë. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet serbe të cilat raportuan për 4 mijë emigrantë të cilët thonë se qendrat e pritjes në kufi sa vijnë dhe shtohen me krevate për refugjatët.
Nga ana tjetër, autoritetet hungareze vazhdojnë punën për mbylljen e kufirit. Budapesti është kritikuar ashpër nga vendet e tjera të BE-së për mënyrën se si trajton emigrantet që hyjnë në territorin hungarez.
Sipas shifrave zyrtare, janë gati 175 mijë emigrantë të cilët kanë kaluar nga Serbia drejt Hungarisë që nga fillimi i vitit.
Kryeministri Viktor Orban ka premtuar se do të mbyllë kufijtë dhe të do të arrestojë çdo emigrant ilegal.
Tashmë është thuajse drejt fundit rrethimi me tela 4 metra i lartë përgjatë kufirit me Serbinë.
Nga ana tjetër mbi 4 mijë ushtarë hungarezë po mbështesin policinë për të mos lejuar hyrjen e refugjatëve.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com