BRUKSEL, 17 shtator /ATSH-DPA/ - Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto mbrojti përdorimin e dhunës nga forcat e policisë kundrejt emigrantëve, duke i konsideruar kritikat ndërkombëtare për përdorimin e gazit lotsjellës "të çuditshme dhe befasuese".
Ai deklaroi se ndaj forcave të policisë dje, janë gjuajtur gurë, tulla dhe copa betoni.
Ai vazhdon më tej duke thënë se ata që kritikojnë masën e marrë duke zbatuar ligjin "po u japin kurajo atyre që kryejnë krimin".
"Këto lloj njerëzish agresivë nuk do lejohen të hyjnë në territorin hungarez, as për qëllime tranziti", theksoi Szijjarto.
"Policia hungareze do të vazhdojë të mborjë vetvetën dhe kufirin, pavarësisht reagimeve të ashpra që mund të marrim nga arena politike ndërkombëtare", shtoi ai.
Por, komisioneri për Emigrimin i Bashkimit Evropian, Dhimitris Avramopulos deklaroi pas mbledhjes me Szijjarto në Budapest se "dhuna nuk është zgjidhja".
Hungaria ka provuar se muri pengues në kufi "vetëm sa po devijojn ose përshkallëzon fluksin e emigrantëve"./ /r.b/ a.jor.









