Hungari, Viktor Orban merr mandatin e tretë si kryeministër

Hungari, Viktor Orban merr mandatin e tretë si kryeministër

Kryeministri hungarez, Viktor Orban

Zgjedhjet e të dielës në Hungari kanë nxjerrë fitues Viktor Orban dhe partinë e tij Fidesz. Orban merr mandatin e tretë në krye të qeverisë hungareze, ndërkohë që Bashkimi Europian dhe OKB duhet të përgatitet për një konfrontim të ri.

Në votime ka pasur një pjesëmarrje të lartë, ku raportohet se 70% e personave me të drejtë vote kanë shprehur vullnetin e tyre.

Me fitoren e këtyre zgjedhjeve, ku shifrat flasin për marrjen e 48.5% të votave nga partia Fidesz, i jep kontrollin Orban mbi 2 të 3 e parlamentit, duke i dhënë kështu mundësinë që të bëjë edhe ndryshime kushtetuese.

Menjëherë pas daljes së rezultateve të para, Viktor Orban doli para përkrahësve të tij, duke bërë deklaruar se fitorja e këtyre zgjedhjeve ishte një fitore historike. Ai gjithashtu shtoi se ky rezultat zgjedhor do tu jap mundësinë qytetarëve të vetëmbrohen dhe të mbrojnë Hungarinë.

Bashkimi Europian ka kritikuar shpeshherë Orban për mos respektim të politikave të azilit, kufizimin e lirisë së mediave, pavarësinë e drejtësisë dhe të drejtat qytetare si dhe keqpërdorimin e fondeve të BE. Orban ka kundërshtuar vendimin e BE-së për të pranuar emigrant në bazë të kuotave, ndërkohë që edhe gjatë fushatës së tij elektorale tema kryesore ishte ajo e një politike kundër emigrantëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë