Hungaria e Sllovakia janë ekipet e radhës që kanë siguruar kualifikimin për në Europianin e vitit të ardhshëm.
Hungaria barazoi 2-2 në transfertë ndaj Bullgarisë dhe pika mjaftoi për sigurinë matematike. Goli i festës erdhi në frymën e fundit ndërsa Hungaria që kryeson grupin G siguroi për herë të tretë radhazi pjesëmarrjen në Europian. Mali i Zi mbrëmë mundi 2-0 Lituaninë.
Sllovakia po ashtu e ktheu në festë ndeshjen e fundit në shtëpi për grupin J. Sllovakët mundën 4-2 Islandën dhe kanë të sigurt vendin e dytë e rrjedhimisht kualifikimin për në Gjermani.
Po në grupin J Portugalia që ishte kualifikuar që një muaj më parë vijon vetëm me fitore. Luzitanët mundën mbrëmë 2-0 Lihtejshtejnin me golat e Ronaldos e Cancelo. Portugalia i ka fituar të 9-ta ndeshjet e luajtura deri më tani.
Spanja nuk e fali Qipron pasi fitoi 3-1 në transfertë dhe e mban e vetme vendin e parë në grupin A me 18 pikë dy më shumë se Skocia.
Dygolëshi i yllit të Napolit Kvarashkelia nuk i mjaftoi Gjeorgjisë. Skocia barazoi 2-2 në Tbilisi ndërsa së bashku edhe me Spanjën ishte kualifikuar që një muaj më parë.
Austria mundi 2-0 Estoninë në transfertë në kualifikueset e grupit F dhe mori përkohësisht vendin e parë duke kaluar Belgjikën.
Ndërsa Azerbajxhani i Giani De Biassit mund 3-0 Suedinë ku golin e tretë e shënoi që nga mesi i fushës.
Në Amerikën e Jugut për kualifikueset e Botërorit 2026 pati surprizë të dyfishtë pasi u mundën Argjentina e Brazili.
Argjentinën kampione Bote e mundi në Buenos Aires Uruguaji 2-0. Humbja e parë për bardhekaltërit që gjithsesi mbeten të parët në renditje.
Ndërsa Brazili ka tre ndeshje që nuk fiton. Kolumbia mundi 5 herë kampionët e Botës 2-1 falë dygolëshit të Luis Diaz.
Përgatiti gazetari Andi Kapxhiu