Houthit kanë përparuar sërish në bregun perëndimor të Jemenit. Al Jazeera raporton se forcat Houthi, të mbështetura nga Irani, kanë marrë kontrollin e pjesës kryesore të bregdetit jemenas në Detin e Kuq, përfshirë portin e Mokhas (Mocha) dhe ishullin strategjik Perim/Mayun, në hyrje të ngushticës Bab el-Mandeb.

Kjo është shumë e rëndësishme sepse Bab el-Mandeb është një nga nyjet kryesore të transportit detar në botë duke lidhur Detin e Kuq me Gjirin e Adenit dhe, përmes Kanalit të Suezit, me Mesdheun.

Houthët deklarojnë se anijet tregtare në përgjithësi mund të kalojnë, por kanë vendosur kufizime ndaj anijeve saudite sipas Al Jazeeras.

Rebelët janë në një përplasje të armatosur kundër autoriteteve jemenase që mbështeten nga Arabia Saudite.

Kjo e fundit ndërpreu përkohësisht funksionimin e tubacionit East-West, i njohur edhe si Petroline, pas sulmeve me drone ndaj tij.

Sulmi ndaj tubacionit nuk është konfirmuar si sulm i drejtpërdrejtë Houthi, por autoritetet saudite dhe qeveria irakiane thonë se dronët u nisën nga territori i Irakut.

Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se ai beson se Irani ka shumë gjasa të jetë përgjegjës për sulmin ndaj tubacionit saudit. Ai e bëri deklaratën gjatë qëndrimit në Irlandë.

Trump gjithashtu tha se kishte folur me princin e kurorës saudite Mohammed bin Salman, të cilin e përshkroi si mik të mirë.

Ai tha se Houthit kanë kontaktuar administratën amerikane dhe kanë shprehur dëshirën që SHBA të mos ndërhyjë drejtpërdrejt në konfliktin e tyre me Arabinë Saudite.

Sipas raportimeve, Trump ka refuzuar kërkesat saudite për një ndërhyrje të drejtpërdrejtë ushtarake amerikane kundër Houthive, ndërsa SHBA vazhdon të ofrojë mbështetje informative/inteligjencë.

Mediat raportuan këtë fundjavë se admiral I komandës qëndrore amerikane ndodhet në arabinë saudite në kuadër të tënsioneve ku arabia saudite tashmë është përfshirë.