Hyn në fuqi ligji i ri për akcizat,
taksat do administrohen nga dogana

Hyn në fuqi ligji i ri për akcizat, <br />taksat do administrohen nga dogana
TIRANE- Duke nisur nga dita e sotme, data 1 tetor 2012, ka hyrë në fuqi Ligji Nr 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”. Ky ligj, i mbështetur në përvojen dhe standardet e vendeve të BE si dhe të Rajonit, u parapri nga një aktivitet intensiv trainues, informues dhe vizitash tek operatorët ekonomikë prodhues/përpunues dhe stokues të mallrave të akcizës, njofton me anë të një komunikate Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Sipas ligjit të ri, taksat e akcizës do të administrohen tashmë nga doganat. Nëndrejtori i Përgjithshëm i Doganave, Rifat Gjoni, u shpreh se ky ndryshim është tërësisht në shërbim të biznesit prodhues shqiptar dhe synon të ulë hapësirat e evazionit fiskal.

Kjo procedurë parashikon një platformë të re, që do të thotë që të gjithë operatorët në treg, të pajisur me magazina fiskale, do të kenë një modul elektronik, në të cilin do të mund të pasqyrojnë të gjitha lëvizjet për mallrat e akcizës. Ky modul, sipas Gjonajt, do të llogarisë detyrimet dhe do të pasqyrojë edhe vjeljen e detyrimeve eventuale.

Por biznesi ka shprehur shqetësime lidhur me rregullat e reja. Sipas përfaqësuesve të tij, ligji në disa nene nuk përfaqëson nismën e qeverisë në mbrojtje të biznesit vendas, duke parashikuar dispozita që detyrojnë bizneset të lënë garanci për gjobat, ose në të kundërt parashikohet sekuestrimi i pronës.
Administra Doganore shprehu qendrimin e saj të vendosur për të bllokuar dhe penalizuar çdo tentativë për prodhimin apo hedhjen për konsum të mallrave që i nënshtrohen akcizës dhe që janë në kundërshtim me këtë ligj, duke penalizuar këdo që fabrikon apo mban mallra akcize të falsifikuara, veprim që, krahas sanksioneve administrative, i nënshtrohet edhe ndjekjes penale.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik

Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik