Shteti shqiptar pret të përfitojë 6 milionë euro nga ndryshimi i taksave, parashikuar nga paketa fiskale, që u miratua në Kuvend në fund të vitit. Ndryshimet, që kanë hyrë në fuqi që më datë 1 janar, parashikojnë rritje të akcizës 8 lekë për litër ndaj mjeteve të transportit, zgjerim të bazës së taksimit të makinave luksoze, dyfishim të akcizës për cigaret e luksit. Gjithashtu hyn në fuqi ulja e rentës minerale për disa lloj mineralesh.
Ndërkohë, nuk ka hyrë ende në fuqi një ligj i ri për tatimin mbi të ardhurat që në thelb njeh si shpenzim të zbritshëm, deri në 30% të të ardhurave të tatueshme para interesit, pasi presidenti Nishani nuk e ka dekretuar ende. Në rast se ai nuk kthehet në parlament, quhet si i miratuar në heshtje dhe parashikon që interesat që paguhen për kreditë apo huatë te të tretët nuk do të njihen si shpenzime të njohura nëse teprica e shpenzimit neto të interesit tejkalon 30% të të ardhurave të tatueshme para interesit dhe tatimeve.
Aplikimi për herë të parë i akcizës për gazin e lëngshëm për mjetet e transportit në nivelin 8 lekë për liter, sipas Financave, ka qëllim përafrimin me standardet e BE-së dhe të vendeve të rajonit që e taksojnë këtë produkt. Nga qeveria propozuar një nivel taksimi me akcizë 13 lekë për litër, por Komisioni i Ekonomisë në Kuvend vendosi që kjo taksë të mos jetë më shumë se 8 lekë për litër.
Ndërkohë, akciza për purot dhe cigarillot e importuara do të dyfishohet, ndërsa për duhanin prodhim vendi do të ulet me 43%.
Për purot dhe cigarillo, nga 2250/2500 lekë për kilogram që është aktualisht, shkon në 4400 lekë. Bazuar në të dhënat e vitit 2016, sasia e pritshme e importit të kësaj kategorie produktesh duhani, pritet të jetë 2 tonë.
Qeveria ka vendosur të shfuqizojë rritjen sistematike të akcizës së cigareve të programuar për 2017, duke e riskeduluar rritjen në vitet 2018-2021. Rritja e parashikuar e akcizës më 1 janar 2017 për cigaret nga 5500 lekë për 1000 copë në 6500 është shtyrë për 2018.
Nga ana tjetëër, ndryshimet në ligjin për taksat kombëtare riklasifikuan të ashtuquajturave “Automjete luksoze”, duke ulur vlerën/ çmimin e taksueshëm të këtyre mjeteve, nga 7 milionë në 5 milionë lekë.
Një nga masat e reja fiskale të vitit 2017 është reduktimi i Rentës Minerare për mineralin e destinuar për përpunim. Të ardhurat si rezultat i ndryshimit të përqindjes së taksës së rentës nga 4% (2/3 e 6%) në 3% për mineralin krom, të destinuar për përpunim brenda vendit, pritet të jenë 0.1 miliard lekë. Por, nga ana tjetër, do të aplikohen vlera referuese për bazën e taksimit të rentës, bazuar në çmimet e tregut ndërkombëtar dhe shitjet brenda vendit dhe për eksport. Efekti pozitiv i kësaj mase në të ardhura është llogaritur 500 milionë lekë, bazuar në nivelin e vetëdeklaruar nga kompanitë eksportuese të naftës bruto gjatë viteve 2013-2015.
Tregu kombëtar i industrisë minerare prej gati dy vitesh ndodhet në një rënie të theksuar, e cila reflektohet në ulje të theksuar të çmimeve dhe rrjedhimisht në vështirësi të mëdha për një pjesë të subjekteve minerare, deri në falimentimin dhe mbylljen e disa subjekteve të tjera që ushtrojnë veprimtari për përpunim dhe tregtim.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com