Nga sot të gjitha pensionet dhe përfitimet e tjera do të rriten me 1.4%. Vendimi i qeverisë i miratuar 2 javë më parë, hynë në fuqi menjëherë pasi u botua në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare duke filluar nga data 1 gusht. Me 1.4% rritet pensioni për rreth 590 mijë pensionistë. Në këtë mënyrë rriten pensionet të posaçme shtetërore, trajtimet e veçanta financiare të familjeve të pilotëve fluturues, pensionet suplementare, pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, pensionet e parakohshme dhe përfitimet e ushtarakëve.
“Pas datës 1.8.2015 të ardhurat minimale të personave që përfitojnë nga pensionet e caktuara sipas ligjit nr. 4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë” dhe “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe kompensime për çmimin e energjisë elektrike e për të ardhurat, nuk mund të jenë më të ulëta se 9 406 lekë në muaj dhe më të larta se 12 636 lekë në muaj.
Të ardhurat minimale të personave që përfitojnë pensionet e plota të pleqërisë (përfshirë edhe ato të caktuara me ligjin nr. 150/2014, datë 6.11.2014), përjashtuar ato të caktuara sipas paragrafit të katërt, të nenit 96, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe kompensime vetjake, me datë fillimi deri më 31.12.2014, nuk mund të jenë më të ulëta se 14 586 lekë në muaj” , - përcakton vendimi i qeverisë.
Redaksia Online
(a.a/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com