Hyn në fuqi akti normativ për ndryshimin e buxhetit 2023! Të ardhurat parashikohet të arrijnë 650 mld lekë! Për rindërtimin 12 mld lekë

Hyn në fuqi akti normativ për ndryshimin e buxhetit 2023! Të ardhurat parashikohet të arrijnë 650 mld lekë! Për rindërtimin 12 mld lekë

Ka hyrë në fuqi akti normativ që ndryshon buxhetin e shtetit të këtij viti duke rritur të ardhurat dhe shpenzimet. Të ardhurat parashikohet të arrijnë 650.1 miliardë lekë, nga 542.6 mld lekë që ishte në buxhetin fillestar.

Ndërkohë shpenzimet janë rritur nga 698.2 miliardë në 705.6 miliardë lekë. Sakaq deficiti është lënë i pandryshuar në vlerën 55.4 miliardë lekë.

Në këtë rishikim është caktuar edhe fondi prej 3.2 miliardë lekë i parashikuar për indeksimin e pensioneve që hyri në fuqi në 1 tetor. Po ashtu rritet buxheti në dispozicion të rindërtimit nga 5 miliardë që ishte shkon në 17 miliardë lekë.

Nga ana tjetër janë ulur pritshmëritë për të ardhurat e pushtetit vendor me 1.1 miliardë lekë. Në total pritet që bashkitë të mbledhin 64.4 miliardë lekë nga 65.5 miliardë që ishte parashikimi fillestar. Po ashtu janë rritur fondet e kontigjencës që përdoren për situata të paparashikuara me 1.2 miliardë lekë. Në total ky zë ka 13.4 miliardë lekë.

Në ndryshimet e në buxhet lihet e hapur edhe mundësia e daljes përsëri në tregjet e huaja për një eurobond, për të financuar një eurobond të mëparshëm që mbyllet me vitin 2025 dhe për të garantuar mbështetje buxhetore.

(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)

M.Q./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja