Hyn në fuqi lista e re e barnave të
rimbursueshme, sa ulen çmimet

Hyn në fuqi lista e re e barnave të<br />rimbursueshme, sa ulen çmimet
TIRANE- Nga sot hyn në fuqi lista e re e barnave të rimbursueshme. Për vitin 2015 janë shtuar 29 barna të reja, ku zgjerohen shërbimet në fusha si Onkologjik, Gastro-hepatologji, Pneumologji, Reumatologji, Infektiv, në terapinë kardiake, Parkinson, etj.

Risia e këtij viti është rimbursimi i materialeve mjekësore. Falë ligjit të ri të FSDKSH, tashmë kemi hapësirat ligjore për të rimbursuar edhe materiale mjekësore, për të cilat ka patur kërkesa të vazhdueshme në Fond nga popullata në nevojë.

Ne do të bëjmë të mundur këtë vit edhe rimbursimin e materialeve mjekësore, siç janë strishat për diabetikët, aq të nevojshme për të mbajtur nën kontroll sëmundshmërinë, e për pasojë, për të patur një mjekim efikas e cilësor për pacientët, qeset njëpërdorimshe për shkarkimin kolostomik, disa pajisje për kardiologjinë invasive, etj”, - thuhet në një njoftim të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

 Rimbursimi i materialeve mjekësore bëhet i mundur edhe falë uljes së çmimeve të barnave. Vendimi i Këshilli të Ministrave nr 645, datë 1.10.2014 për ngritjen dhe funksionimin e Komisionit të Çmimit të Barnave përcaktoi qartë këtë vit se, çmimi i barnave duhet të jetë i krahasueshëm me çmimin e pesë vendeve të Rajonit (Maqedoni, Greqi, Itali, Serbi dhe Kroaci) dhe nuk mund të jetë më i lartë se në këto vende. Ky vendim, i mundësoi Komisionit që miraton çmimet e barnave pranë Ministrisë së Shëndetësisë, që të arrijë një ulje të konsiderueshme të çmimeve të barnave këtë vit, ulje e cila reflektohet jo vetëm në listën e rimbursimit por edhe në tregun e hapur farmaceutik.

Çmimet
Por si kanë ndryshuar çmimet e barnave? Bari Lercanidipine që përdoret në Kardiologji, nga 24.7 lek (çmimi ref/njësi) u ul këtë vit në 15.8 lek. Bari Imatinib që përdoret për Leuçeminë, nga 1776.2 lek është ulur në 384.4 lek. Bari Capecitabin që përdoret në Onkologji, nga 307.90 lek është ulur në 153.6 lek. Insulina Glargine për diabetikët – nga 1891 është ulur në 1461 lek.

Receta dy mujore
Duke filluar nga dita e sotme nis gjithashtu dhënia e recetave për periudha deri në 2-mujore për pacientët kronikë të stabilizuar. Kjo do të thotë se pacientët, sidomos pensionistët (që janë dhe përfituesit kryesorë), do të kenë një lehtësim të ndjeshem, pasi nuk do ta kenë të nevojshme paraqitjen pranë mjekut të familjes çdo muaj për barnat që marrin rregullisht me rimbursim, por një herë në dy muaj.

Përveç rasteve kur ka ndryshim terapie (gje e cila përcaktohet nga mjeku).  “Vetëm gjatë një viti, ne kemi rimburauar afro 4.6 milion receta dhe vetëm gjatë vitit të fundit, numri i tyre është rritur me 375 mijë krahasuar me vitin e kaluar’, - thekëson Fondi i Sigurimeve. Ky vendim, shkurton ndjeshëm edhe kohën administrative të mjekut, i cili do të ketë më tepër mundësi edhe për kontrollin mjekesor bazë që ka filluar të ofrohet në qëndrat shëndetësore me financim nga FSDKSH.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 1 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike