TIRANE, 30 Gusht /ATSH/- Rreth 4 mijë biznese do të përfitojnë nga falja e masave administrative të vendosura nga administrate tatimore në periudhën zgjedhore të vitit të kaluar nga data 1 mars deri më 31 gusht.
Udhëzimi i përgatitur nga Ministria e Financave dhe ajo e Zhvillimit Ekonomik mori fuqi ligjore pas publikimit në fletoren zyrtare të qeverisë. Nga e gjithë shuma e përllogaritur e gjobave, rreth 500 milionë lekë janë paguar nga biznesi dhe do të rimbursohen me anë të këtij udhëzimi.
Është kusht që gjobat që përfitojnë nga falja të jenë të evidentuara ose të kontabilizuara në regjistrat tatimorë nga data 1 mars 2013 deri më datën 31 gusht 2013. Udhëzimi parashikon faljen e gjobave duke filluar nga ato për shkelje më të thjeshta e deri te mosdeklarimi i numrit të punonjësve, mosvendosja e pajisjeve fiskale dhe moslëshimi i kuponit tatimor. Tatimpaguesit do të rimbursohen, pasi këta të fundit të paraqesin në drejtoritë rajonale tatimore dokumentin që vërteton pagesën e gjobës dhe marrjen e saj në periudhën mars-gusht të vitit të kaluar. Falja e gjobave zgjedhore ishte një premtim i bërë nga e majta në opozitë gjatë fushatës zgjedhore të 2013-ës dhe që u konkretizua nga qeveria "Rama" sapo erdhi në pushtet, pasi e konsideroi procesin e penalizimit të bizneseve si abuzues dhe selektiv nga qeveria e mëparshme./a.gjonaj//a.ke/
/Shqiptarja.com