Hyn në fuqi vendimi i ri, ja kur
mund të dypunësohen farmacistët

Hyn në fuqi vendimi i ri, ja kur<br />mund të dypunësohen farmacistët
TIRANE- Farmacistët mund të punojnë deri në 50 orë shtesë në javë. Kreu i Inspektoratit të Punës Dritan Ylli në një letër drejtuar Diana Tomës, drejtoreshës e Urdhërit të Farmacistëve, përcaktohen orët shtesë kur mund të punojnë faramacistët. Nëpërmjet kësaj letre lejohet dypunësimi i farmacistëve, por me kushtin që ata të mos punojnë më shumë se 50 orë shtesë.

Dypunësimi mund të bëhet edhe në subjekte të tjera, pra në farmaci të ndryshme. “Inspektorati Shtëtëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në përputhje me ligjin nr.9634, datë 30.10.2006 “Për inspektimin e Punës”, kontrollon dhe siguron respektimin dhe zbatimin e Legjislacionit të Punës.Në kuptim të neneve 78 dhe 90 të Kodit të Punës, kohëzgjatja ditore normale e punës është jo më pak se 8 orë dhe numri maksimal i orëve shtesë është 50 orë punë në javë.
Përcaktimet ligjore të mësipërme si dhe aktet e tjera të veçanta normative sqarojnë se dy-punësimi me kohë të plotë nuk lejohet në asnjë rast.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane