TIRANE - Seria e prerjeve të monedhës europiane pasurohet me një kartmonedhë të re. Prerja e re 5 euro, hyn në qarkullim në eurozonë, duke filluar nga dita e sot, e martë, 2 maj 2013.
Një nga arsyet e futjes në qarkullim të kartmonedhës së re është garantimi i një sigurie më të madhe, sa i takon bankonotave, dhe një tjetër arsye është përdorimi i dizajneve të reja. Një vendim i tillë është marrë edhe në Britaninë e madhe, me prerjen e re 5 paund, e cila thashmë ka si dizajn të saj, një imazh të liderit Winston Churchill gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Falsifikimi i kartmonedhave ka qenë gjtihmonë një problem ekzistent, por me garantimin e një niveli më të lartë sigurie, shpresohet që niveli I falsifikimeve të refuktohet ndjeshëm. Prerja e re përmban imazh të Europës, por kështu edhe në pamjen tjetër ofron një imazh të kontinentit të vjetër, Ndërkohë që është e konturuar me linja të dukshme në të majtë dhe në djathtë të saj. Ndërsa numri 5 ka një ngjyrë smeraldi që ndryshon në të gjelbër të thellë.
Kartmonedhat e vjetra 5 Euro, do të vazhdojnë të jenë në qarkullim edhe për disa kohë, çka nënkupton se të dy prerjet do të jenë në qarkullim. Deri në momentin kur monedha e vjetër do të tërhiqet nga qarkullimi, vlera e saj do të jetë e pandryshueshme. Ndërkaq pritet që edhe kartmonedha të tjera të prerjeve të ndryshme që hyjnë në qarkullim gjatë viteve të ardhshme, duke zëvendësuar prerjet e vjetra, në mënyrë që të rritet siguria e tyre dhe shmangia e rasteve të falsifikimit.
(es/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com