Një 42-vjeçar është riarrestuar nga karabinierët italianë, pasi kishte hyrë në vend ilegalisht, duke thyer urdhrin e gjykatës për dëbim 5-vjeçar.
Mëngjesin e 15 janarit, oficerët e hasën të dyshuarin brenda një mjeti “Mercedes Benz C-Class”. Efektivët të cilët ndodheshin në Morolo për një operacion parandalues kundër mashtrimit dhe krimeve kundër pronës, urdhëruan drejtuesin të ndalonte.
Brenda automjetit ndodhej pikërisht shqiptari, i cili me të parë karabinierët, u duk i dyshimtë dhe u përpoq të largohej fshehurazi.
Oficerët iu afruan menjëherë, e urdhëruan të ndalonte dhe e ndaluan. Ai u dërgua në kazermat e Anagni-t për identifikim dhe për të verifikuar vendndodhjen e tij.
Hetimet e mëtejshme zbuluan se ai kishte qenë subjekt i një urdhri dëbimi pesëvjeçar me ndalim rihyrjeje në Itali, të lëshuar nga Prefektura e Venedikut dhe Selia Qendrore e Policisë në gusht 2021. Dyzet e dy vjeçari nuk e zbatoi këtë urdhër.
Ai u vu menjëherë në arrest shtëpiak, u dërgua në shtëpinë e tij në Supino dhe do të paraqitet para Gjykatës së Frosinones për t’u përgjigjur për shkelje të ligjit të imigracionit.
Komente








