Hyrja e Shqipërisë në BE një legjendë

Hyrja e Shqipërisë në BE një legjendë

Flamuri i Shqipërisë dhe i Bashkimit Evropian

Pas 18 vitesh prej Samitit të Selanikut, shqiptarët kishin ngujuar shikimin dhe shpresën shikimin në Samitin e Bashkimit Evropian të zhvilluar në Slloveni. Por edhe ky samit si gjithë të tjerët! Tashmë hapja e negociatave për Shqipërinë po kthehet në Gurin e Sizifit*. Shprehja standarte e BE “..shumë pranë..”, për ne shqiptarët është kthyer në sinonim i shprehjes “ kurajo për t’ia nisur nga e para!..”. Vendimi i fundit tregon më shumë se sa vetë BE foli. Europa u çfaq ashtu siç edhe është në të vërtetë: “Një Bashkim Politik i pa zoti për të marrë vendime politike!”. Kur vjen rasti për vendime politike realisht BE ngjan me një shportë karavidhesh ku dikush kërkon primat, dikush ruan me fanatizëm nostaligji të ish perandorive etj.. dhe këta dikushër vendosin veton. Ndoshta do të duhet shumë kohë që BE të gjejë konsesusin, ndoshta konsesusi nuk do të arrihet kurrë dhe prej zyrtarëve të BE çfaqia do të luhet e do të luhet me një seriozitet që do tu zilepsej edhe vetë Ushtari i mirë Shvejk. Deri kur?!... Ndoshta deri ditën kur ky Bashkim Politik të ristrukturohet si një organizëm që do të funksinojë mbi parime e rregulla jo bllokuese, çka do të thotë se si i tillë Bashkimi Politik realisht do të shndrrohet në një Superfuqi (siç duhet të jetë!); ashtu siç edhe rrezikon të shpërbëhet!.. Deri sa të funksionojë “vetua”, ne nuk do ta kalojmë kurrë pragun e portës së BE.

Do të jemi të dënuar si Sizifi të endemi ec e jak me gurin e rëndë të antarësimit mbi kurriz. Edhe pse kanë kaluar 18 vite negociatash, ende BE nuk na tregon dot se përmes cilës Portë Kryeqytetëse kalon rruga e Shqipërisë për në BE. Thuhej nga Parisi, pastaj nga Amsterdami… dhe tani së fundi nga Sofia!.. Të gjitha kryeqytetet premtojnë të jenë avokati ynë në rrugëtimin për në BE, por vetëm kaq. Të lodhur e të sfilitur nga përpjekjet 18 vjeçare, prapë besojmë tek e pa mundura.

Durimi ynë nuk soset për të zënë vendin që na takon në sofrën europiane por BE, të paktën, të na tregojë se nga shkon rruga për atje. Duket se fatkeqësisht jo nga kryeqytetet e vendeve të BE. Por nga?!... Akoma më shqetësues është fakti se në shtetet antare të BE ka korente politike me një theks të dukshëm antishqiptar si trashëgimi ataviste kulturore e fetare prej haureve të historisë së tyre. Mjafton të kujtojmë se pesë vende antare të BE nuk e njohin Pavarsinë e Kosovës!.. Akoma më keq Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman, në 18 Maj 2021 kërkoi falje për bombardimet e NATO-s në Serbi, në vitin 1999!.. E pra edhe nëse kapërcehet konflikti Sofie-Shkup, këto shtete radhë pas radhe do të venë në funksionim mekanizmin e vetos. Përndryshe, kësaj here edhe mund të na kishin ndarë nga fati i Republikës së Maqedonisë Veriore.

Çfarë nuk është shpikur për të mos e hapur atë portë?! Janë shtuar e hequr kushte, janë bërë deklarata që sipas stinës kanë qenë herë mikluese e herë gërvishtëse por gjithnjë ka patur një “Jo” të akullt, sikur nuk ka ndodhur asgjë. Më tej pllaka e gramafonit: “Vendimi shtyhet për një datë të ardhëshme!…”. Antarësimi ynë mbetet gjithomnë “një perspektivë”, mesa duket asnjëherë një realitet, të paktën jo i afërt!... Ne nuk jemi të përsosur por edhe Ata nuk janë në kufijtë e përsosmërisë, disa janë si ne apo edhe më keq vuajnë nga komplekse historike e fetare. Dashuria jonë për Europën do zgjati në kufijtë e një legjende, një sagë e përjetshme ku shfaqet shëmbëlltyra e një Europe që të mban varur!... Misioni ynë është të bëjmë Shqipërinë si Europa edhe nëse Europa vazhdon të mbajë të mbyllur portën, siç ka bërë prej shekujsh.

J.GJ./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 07/10/2021 08:35

    Hahahah si ka mundesi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja