Hysaj: Jemi ende në lojë! Bonucci
gati, Immobile kërkon kujdes

Hysaj: Jemi ende në lojë! Bonucci<br />gati, Immobile kërkon kujdes
Në prag të ndeshjes me Italinë, Elseid Hysaj, thotë se Kombëtarja është ende në lojë për të arritur vendin e dytë:

"Besoj se nga gara nuk kemi dalë ende, janë edhe gjashtë ndeshje dhe nuk dihet se si do të shkojnë. Të gjithë që luajnë, luajnë për fitore, jo për një barazim. Duhet të fitojmë për të arritur vendin e dytë", u shpreh Hysaj.

Ndërsa Burim Kukeli është i bindur se ndaj të mëdhenjve Shqipëria jep më shumë.

"Edhe ne kemi kualitet dhe ndaj të medhënjve kemi treguar edhe ne vete se si mund të luajmë. Ndaj ekipeve të mëdha motivimi është më i madh", thotë Kukeli.

Për Hysajn që aktivizohet me Napolin, Itali-Shqipëri është si një derbi dhe flet për duelin me shokun e skuadrës Insigne. 

"Si dy vende afër dhe në Itali ka shumë shqiptarë, kjo do të jetë si një ndeshje derbi si për ne ashtu edhe për italianët. Me Insignen kemi bërë shumë shaka për ndeshjen dhe pas takimit me Empolin me shaka i kam thënë se jemi kundërshtarë dhe s'do flasim më", thekson Hysaj. 

Me mungesa në qëndrën e mbrojtes Kukeli shpreh gadishmërinë për të luajtur në prapavijë.

"Është një pozicion ku mund të luaj. Kam luajtur në Europian kundër Zvicrës, dhe në një pjesë të ndeshjes ndaj Izraelit. Në fund të fundit e vendos trajneri", tha Burim Kukeli. 

Skuadra vijon përgatitjet në Durrës nën urdhrat e De Biasit.

Tek Italia trajneri Ventura merr frymë lirisht pasi mbrojtësi Bonuçi ka kaluar gjendjen gripale dhe do jetë gati për ndeshjen e së premtes.

Ndërsa sulmuesi i të kaltërve, Ciro Immobile, kërkon të tërheqë vëmendjen e shokëve të skuadrës duke thënë se ndaj Shqipërisë nuk do të jetë një shëtitje.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë