Qeveria ka miratuar një vendim për të zgjidhur një problem të vjetër që qytetarët hasnin me trojet e tyre të dhëna nga njësitë vendore. Deputeti socialist, Alket Hyseni, njëherësh anëtar i komisionit të ligjeve, shpjegon si përfitojnë qytetarët nga kjo VKM, si dhe shpreh vullnetin për zgjedhje në 30 qershor, edhe pse pala tjetër sipas tij, pengon.
Statusi i plotë i deputetit të PS, Alket Hyseni
Sot ndaj me ju një lajm të shumëpritur për mijëra banorë të qytetit, por edhe për shumë të tjerë në mbarë vendin.
Këshilli i Ministrave të RSH, nën kujdesin e vecantë të Kryeministrit Edi Rama, miratoi VKM
"PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE TË BASHKËRENDIMIT TË PUNËS SË BASHKIVE ME AGJENCINË SHTETËRORE TË KADASTRËS, PËR REGJISTRIMIN E TROJEVE TË DHËNA PËR NDËRTIM NGA NJËSITË E QEVERISJES VENDORE DHE PËR RREGULLIMIN E MARREDHENIEVE JURIDIKE TË PRONËSISË MBI KËTO TROJE PËR EFEKT REGJISTRIMI”.
Ky është një premtim i mbajtur, që i jep zgjidhje sorollatjes dhe përpjekjeve shumëvjeçare për regjistrimin e trojeve të dhëna nga këshillat e bashkive, ish-komunave apo këshillat e qarqeve, për strehimin e qytetarëve.
Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, çdo qytetar do të ketë mundësinë të regjistrojë dhe të gëzoj e trashëgojë truallin, apo banesën që shteti i ka mundësuar.
Shkojmë në 30 Qershor ballëlartë me premtimin e mbajtur, sepse ne punojmë kur të tjerët vetëm flasin, shajnë dhe pengojnë, sepse ne kemi ide dhe i bejme realitet, sepse ne kemi lidership dhe vizion, kemi privilegjin, përgjegjësinë dhe vullnetin për të qeverisur, sepse ne jemi Partia Socialiste e Shqipërisë
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
42.5%
-
I keq
21.2%
-
As i mirë as i keq
36.3%
Vota total: 146
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vendimet/ Qeveria shkarkon Dallëndyshe Bicin nga IKMT 6 muaj pas emërimit, rikthehet Ajet Zyberi! Ish-deputeti Xhindi largohet nga 'Illyrian Guard'
20 Dhjetor, 12:26
-
Miratohet pr.ligji/ Njihet çdo ditë pune para ‘93 edhe nëse s’është e dokumentuar! Përfitojnë rreth 29 mijë persona që punuan në kooperativë e ish-ndërmarrjet shtetërore
19 Dhjetor, 08:51
-
Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente
18 Dhjetor, 18:34
-
Rama largon zv/ministren e Arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin drejtoreshë në gjimnazin 'Petro Nini'
18 Dhjetor, 17:52
-
Nga 1 Janari 2025 Altin Dumani merr edhe kompetencat e Komisionerit Publik, qeveria i kalon SPAK-ut edhe zyrat
15 Dhjetor, 20:15
-
VENDIMI/ Qeveria ngre Zyrën e Administrimit të Parkut Kombëtar të ‘Lumit të Vjosës’! Drejtor, administratë, logo dhe stemë! Selia në Tepelenë
13 Dhjetor, 22:17
-
VKM/ Shkarkohet drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit, Abigeila Voshtina
13 Dhjetor, 19:43
-
Qeveria cakton shpërblimet për gardistët: Deri në tre paga plus për ata që shpëtojnë jetën e zyrtarëve të lartë! Deri në 1 mln lekë kompensim në raste dëmtimi të pronës së tyre për shkak të detyrës
4 Dhjetor, 19:07
-
Vendimet e Qeverisë, Ismail Shehu lirohet nga detyra e anëtarit të Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e zëvendëson Eduard Ahmeti
4 Dhjetor, 18:42
-
Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të qershorit 2025
29 Nëntor, 15:28
-
Financim nga shteti për familjet që instalojnë sistemet e ngrohjes dhe ftohjes në banesa! Miratohen 4 skema për panelet, pompat, kaldajat e ngrohjen qendrore
28 Nëntor, 17:37
-
Vendimi i Qeverisë/ Zgjatet afati për shqyrtimin e kërkesave të Startup-eve, nga 10 bëhet 30 ditë!
20 Nëntor, 22:40
Kur dolli nga burgu ky hajduti I trojeve
Përgjigju