Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi në një lidhje me skype në edicionin qendror të Report Tv tha se marrëveshja e 5 qershorit u votua në favor të kthimit të opozitës jashtëparlamentare PD-LSI. Ajo tha se nga PD-ja dëgjon vetëm akuza dhe kundërshti dhe asnjëherë një kompromis, por uron që në këto ditë të ulen dhe të arrihet një  konsensus duke theksuar se kuvendi nuk mund ta anashkalojë opozitën jashtëparlamentare.

"Ne gjithmonë e kemi vlerësuar opozitën. Për të gjithë ata që janë kundër, ka tolerancë, ka konsensus. Në komisionin e ligjeve kemi dakordësuar për hapjen e listave, në atë model që garojnë të gjitha vendet. Marrëveshja u bë në favor të kthimit të PD-së dhe LSI-së. Unë kam qenë për një administratë të depolizituar 100%. Dëgjoj vetëm akuza dhe kundërshti dhe asnjëherë një kompromis. uroj që në këto ditë të ulen dhe të arrihet konsensusi, por mos harroni që kuvendi nuk mund ta anashkalojë opozitën jashtëparlamentare. Nuk jam partizane e listave të hapura. partia ku unë aderoj ka dëgjuar zërin e zgjedhësve. ajo që ka rëndësi është se ne kemi dëgjuar zërin e zgjedhësve. PD gjithmonë ka theksuar me të ,madhe e në dijeninë time, PD LSI ka qenë kundër listave të hapura, kurse ajo parlamentare ka qenë pro hapjes. njerëzit duhet të votojnë për kandidatin që duan të votojnë dhe jo për atë që vendos partia. Sot shumë njerëz nuk e pëlqejnë por e kam dhënë votën për hir të opozitës jashtëparlamentare që të kthehen në normalitet. Sot çdo parti duhet të matet me produktivitetin që ka. Që në 2008 çdo parti e zgjedh mënyrën se si do të garonte, nuk ka pasur asnjë ndalim, por po theksojmë që ligjet i bën kuvendi dhe kjo lloj reforme nuk është nga PS por nga opozita parlamentare. Asgjë nuk do të bëhej po të mos kishim votat e opozitës parlamentare", tha Hysi.

Votimin e kësaj marrëveshje në parlament ajo e konsideroi pjekuri mes palëve politike.

Në lidhje me pyetjen e drejtuar nga gazetari, nëse e dëmton PS-në  premtimi i pa mbajtur për shkarkimin e presidentit Meta në zgjedhjet e ardhshme, Hysi ka mohuar se Partia Socialiste ka dhënë ndonjë premtim dhe ka dashur heqjen e tij.

"PS nuk ka dhënë ndonjë premtim që do të shkarkojë Metën, pasi ajo është përgjegjësi e parlamentit. Të kërkosh të hetohet me qëllim shkarkimin është hapi i parë dhe hapi i dytë është krijimi i komisionit i cili është organ që heton", tha nënkryetarja Hysi.