Deputetja e Partisë Socialiste në emisionin ‘’45 minuta’’ të gazetarit Denis Minga në Report Tv u shpreh se për dy javë do të vijnë sërish në Kuvend kandidatët për Komisionet e Vettingut.
 
Ajo u shpreh se ky proces nuk do të vonohet më shumë se dy javë, pasi sipas saj tashmë Avokati i Popullit dhe ONM ka një përvojë të fituar në këtë proces.
 
Sa i përjekt bojkotit të Partisë Demokratike, Hysi u shpres se çdo forcë politike që është kundër reformave të rëndësishme në interes të vendit e merr një ndëshkim. Sipas Hysit, PD do të marrë ndëshkimin e saj në zgjedhjet e 18 qershorit.

Deputetja socialiste, përsëriti disa herë apelin e saj për kreun e opozitës Lulzim Basha, ku e ftoi të dilte nga çadra për t'u rikthyer në Kuvend për të votuar për ngritjen e Komisioneve të Vettingut. 

VIDEO-Emisioni 45 minuta, e ftuar Vasilika Hysi