Anëtarja e komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi Vasilika Hysi deklaron se vonesa për përkthimin e ligjit të Vettingut ka qenë e panevojshme.
 
Deputetja shprehet se ligji është përkthyer nga ekspertët më të mirë të Euralius, mision ndërkombëtar i Bashkimit Europian.
 
"Po dëgjoj lajmin se është përkthyer për tre ditë ligji i vettingut! Fitore e madhe!!!. Po, ligji i vettingut ka qenë në shqip dhe në anglisht.
 
Për të gjithë personat e interesuar, ligjet në gjuhën angleze mund të gjendet ne faqen e EURALIUS
" thotë Hysi.
 
Ligji i Vettingut u pezullua në datë 25 Tetor nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa 3 ditë më pas u dërgua në Komisionin e Venecias për opinion.


d.b/shqiptarja.com