E pabesueshme, por e vërtetë për të gjithë skeptikët që reaguan pas problemeve që fituesja e RTSH-së hasi vetëm 3 javë më parë.
Ashtu siç pati premtuar edhe më herët, Elhaida Dani ka mbajtur premtimin e dhënë, ajo ka sjell klipin e këngës në bashkëpunim me Zzap and Chriss, “I’m alive”, një klip i cili sapo është hedhur në “yotube” ka marrë pëlqimet dhe komentet pozitive.
Vetëm 10 orë pasi kjo këngë u publikua në faqen e Eurovision pati mbi 100 mijë klikime. Një pritshmëri kjo e lartë, përsa i përket pjesëmarrjeve tona në Eurovizion, duke krahasuar edhe me Rona Nishliun apo Anjeza Shahinin.
Kënga dhe klipi janë pëlqyer shumë, qindra komente në faqen e Eurovision janë shumë pozitive dhe për të mos thënë që, kanë rënë në sy komentet e shteteve fqinje ku përgëzojnë Elhaidën për këtë këngë. Duket se ky prezantim është një ogur i mirë për Shqipërinë.
Madje, duke hedhur një vështrim në pjesëmarrjet tona, “Im alive” është ndoshta kënga më e mirë shqiptare që ka përfaqësuar këto vite Shqipërinë në këtë konkurs europian. Le të shpresojmë që zëri i Elhaidës të na çoj në trofeun e këtij Festivali me përmasa ndërkombëtare.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
rekordet, 200 mijë klikime në 24 orë
">