I akuzuar për bullizëm dhe ngacmim seksual, nisin hetimet ndaj presidentit të Federatës Franceze të Futbollit

I akuzuar për bullizëm dhe ngacmim seksual, nisin hetimet ndaj presidentit të Federatës Franceze të Futbollit

Presidenti i FFF-së, Noel Le Graet

Prokurorët publikë të Parisit kanë hapur një hetim ndaj presidentit të Federatës së Futbollit Francez, Noel Le Graet i cili akuzohet për “bullizëm dhe ngacmim seksual”. Hetimi vjen pasi ata që kryen auditimin e qeverisë në Federatwn Franceze dhanë prova të mundshme të keqbërjes, veçanërisht të “përçmimit të lidhur me gjininë ose seksit”.

Presidenti, i cili u tërhoq nga detyrat e tij pas reagimit të ashpër në lidhje me komentet e tij shpërfillëse për Zinedine Zidanen, ishte gjithashtu subjekt i akuzave nga agjentja e futbollit Sonia Souid, e cila ka detajuar përparime të vazhdueshme të papërshtatshme nga ana e tij në intervistat e javës së kaluar.

Në shtator, një hetim nga So Foot pretendoi një numër incidentesh të ngacmimeve seksuale brenda FFF-së, veçanërisht nga presidenti që u dërgoi mesazhe të papërshtatshme kolegeve femra më të reja. Kjo nxiti dukshëm auditimin e qeverisë, edhe nëse i mohoi akuzat, me Le Graet që pretendonte se nuk di si të dërgojë një mesazh. Noel Le Graet pritet të qëndrojë i tërhequr nga presidenti deri në fund të muajit, kur do të publikohen edhe konkluzionet e auditimit. Deri atëherë në krye do të qëndrojë nënkryetari Philippe Diallo.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur