Një 61- vjeçar është ndaluar nga policia e Korçës, pasi akuzohet për falsifikimin të vulave, pasaportave dhe vizave.
Sipas policisë, 61-vjeçari është arrestuar në korrik të vitit 2023, së bashku me 2 shtetas të tjerë, në kuadër të megaoperacionit “The counterfeiters”, si rezultat i të cilit u zbulua një laborator që shërbente për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.
"Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaloi shtetasin Th. Sh., 61 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Lartë, me vendimin e datës 11.06.2024, ka vendosur për këtë shtetas ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i dokumenteve shkollore”, “Prodhimi i mjeteve për falsifikim”, “Falsifikimi i akteve të gjendjes civile” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”, thuhet në njoftim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.