GJKKO nxjerr nga qelia kandidatin e LSI për Tiranën, Etjon Jokën: U vetëdorëzua, nuk përbën rrezik! Akuzohet për blerje votash, SPAK kërkoi burg

GJKKO nxjerr nga qelia kandidatin e LSI për Tiranën, Etjon Jokën: U vetëdorëzua, nuk përbën rrezik! Akuzohet për blerje votash, SPAK kërkoi burg

Etjon Joka dhe momenti kur jep paratë

Etjon Joka, kandidati i LSI për deputet i Tiranë është lënë i lirë nga qelia, pasi GJKKO ka vendosur masën 'arrest shtëpie". Ky vendim i gjykatës ka ardhur në kundërshtim me kërkesën e SPAK, që kërkonte lënien e tij në burg. Gjykata vendosi ta lërë Jokën në "arrestimi shtëpi", pasi sipas policisë ai është vetëdorëzuar dhe nuk përbën rrezik. Ndërsa prokurori i çështjes Sotir Kllapi kërkoi arrest në burg për akuzën e korrupsionit zgjedhor në zgjedhjet e 25 prillit, pasi Joka u filmua duke blerë vota.

Ndërkohë SPAK bënë me dije se ka përfunduar hetimet dhe javën e ardhshme do t'i drejtohet gjykatës me kërkesë për gjykim për Jokën, i cili garoi në zonën njësisë numër 1 në Tiranë nën siglën e LSI.

Ndaj 32-vjeçarit ishte caktuar masa 'arrest me burg' në mungesë. Joka u filmua duke i dhënë qytetarëve 100 dollarë në këmbim të votës vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Etjon Joka, kandidat i LSI në Njësinë nr. 1 në Tiranë u reklamua nga LSI si një prej të rinjve më premtues. Ai mori vetëm 320 vota në zgjedhjet e 25 Prillit, ndërsa ishte shpallur në kërkim.

Si u zbulua blerja e votave?

I renditur i 22 në listat e LSI në Tiranë, kandidati Etjon Joka u shfaq në një video teksa i jepte 100 dollarë një qytetari që është angazhuar të mbledhë vota për LSI-në. Në videon e publikuar nga një emision investigativ, Joka bisedon edhe me një qytetar që i thotë se ka bërë 100 vota, duke përfshirë edhe 12 që i ka bërë gruaja e tij. Dhe akoma me skandaloz ishte fakti kur flisnin për komunitetin rom, ku thotë se: Andej nga treshi bëhet nami, ej për 5 min të marrësh 60 mijë lekë, i kap i fut në makinë. Etjon Joka, kandidat i LSI në Njësinë nr. 1 në Tiranë është reklamuar nga LSI si një prej të rinjve më premtues.

PËRGJIMET

Qytetari: Edhe do organizojmë një vend në lokal

Etjon Joka: Me shumë, shumë, shumë kujdes.

Qytetari: Po çe vret mendjen o burrë

Etjon Joka: Ato që ke për të lëviz me mi lëviz. Me mi lëviz. Me mi respektu njerëzit… Me mi respektu njerëzit

Qytetari: I kam respektu sa kam pas mundësi. Jemi ulur gjithandej, ça kam pas mundësi

Etjon Joka: Hajde një sekondë (dalin jashtë). Te puna si të ka shkuar? Të ka ecur çik?

Qytetari: Po mirë ka ecur mashalla, s’ka qenë keq. Për Zotin, jam duke bërë maksimumin.

Etjon Joka: Ma jep dorën (i jep 100 euro), ma bë një drekë se unë s’vi dot.

Qytetari: Po mirë më se ja jap…

Etjon Joka: Çfarë të duhet në telefon… Një votë po ma humbe se nuk ma thua, më ngel hatri. Se nuk më duhet kjo lëvizje. Për çdo gjë. Për veten tonë e kemi.

Qytetari: Kam aty ca pleq, çfarë nderi mund ti bëjmë atyre? Ia bona muhabetin atyre. O xhaje i thashë unë, tu jap një kafe të mirë… Të vijmë t’ju marrim me makinë ditën e votimit.

Etjon Joka: Mos ngre zërin, se kemi kontrolle nga të gjitha anët.

Qytetari: Të vijmë t’ju marrim me makinë ditën e votimit. T’ju vi t’ju jap atë kafen, dash para dash mbrapa, na jepni ato votë që na duhet, dhe na lë rehat. O Xhaje kështu na thoni të gjithë ne. O xhaje unë të them djalë konkrete. Ti japim gjërat në dorë dhe mirupafshim. Të jap lekët dhe mbaro punë, ti merr lekët dhe më jep atë votën që më duhet…dhe jena rehat të dy. Si mendon?

Etjon Joka: Fiks, fiks, fiks. Mendoje vetë.

Qytetari: A mendon se jam në rregull te rruga e drejtë apo jo tek kjo pjesë?

Etjon Joka: Për këtë linjë më dëgjo mua, hiqe telefonin… asnjë lloj telefoni, në telefon vetëm qef.

As nuk të kërkon nder, as mos u ni fare. Se tashi ta dha ajo. Se do ti mbush ajo Monika, veçse se ka thënë po. I mbushi kto tha.

Se Xuri ia merr kalamajt, nuk i sheh më Monika. Me mua nuk kalojnë ato shok. Morëm kallamar e nga një verë. Një të marr badigardin e Sali Berishën në telefon, Ermalin. Maliii, hë mor vllai tem si je? Ai o Xuro ku je më? Hiç te shtëpia. E i them si është gjendja andej?

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roi: 17/10/2021 21:36

    Po ska nevoj ti mbash brenda oo jo. As kete as asnje qe ben gjerabte tilla. Gjobiti 50 mij euro dhe nxiua biografine qe mos punojne kure ne shtet. Dhe shikohe sa i dhemb. Por ketu cdo gje eshte ...hajt se flasim.

    Përgjigju
  • Lala: 17/10/2021 17:51

    Ashtu bejeni. Lejini arrest shpie te gjith.ene tik lala nuk ishte I rrezikshem. Kurse keta qe kendojn naten e prishin qetesin publike futini mrena.o drejtsia Leshit

    Përgjigju
  • genti: 17/10/2021 16:07

    po si u vetdorezua mor maskarenj po ka mbi nje vit na arrati pse nuk u vetedorezua ne momentet e para apo sa e rregulloi muhabetin

    Përgjigju
  • XXX: 17/10/2021 15:49

    Po normale derisa u vetdorezua eshte ber pazari qe perpara.

    Përgjigju
  • klodi: 17/10/2021 15:17

    Dmth mori garancine dhe u dorezu klyshi i Mones…po sa ka qe jane dorezu dhe jane brenda… turp gjykata

    Përgjigju
  • Hanxhari: 17/10/2021 14:42

    Tani e ka rradhen Presidenti i nderum Agush Illir Metaj qe ti prese duke filluar nga gishti deri doren me hanzharin e kasapit prej cepani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira