TIRANË- Roland Hysollari 44-vjeç, është arrestuar këtë të martë në Tiranë, i akuzuar nga autoritetet italiane si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës në Itali.
Operacioni ‘Doppio Gioc’ në bashkëpunim me policinë e Italisë, vijon në të dyja vendet për të goditur këtë organizatë kriminale. Deri tani janë arrestuar më 29 qershor 12 pjestarë të këtij grupi, 8 prej të cilëve janë shqiptarë.
44-vjeçari, Roland Hysollari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Ankonas ka nxjerrë urdhër arresti ndërkombëtar, për të, për veprën penale “Organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Gjithashtu, në pranga kanë rënë shqiptarët:
Klenis Qevani, 38 vjeç, shqiptar, banues në Porto Sant'Elpidio (Fermo),
Etmond Qevani 46 vjeç, banues shqiptar në Porto Sant'Elpidio ( Fermo),
Erjon Arkaxhiu 37 vjeç, Shqiptar me banim në Civitanova (Macerata),
Roland Hysollari (44) Shqiptar me banim në Altidona (Fermo),
Sokol Sallaku (41) Shqiptar me banim në Monte San Vito (Ancona),
Elidon Shkalla (27) Shqiptar banues në Alatri (Frosinone),
Geri Skilja (28) shqiptar
Ferdinando Bongiovanni (61) banues në Sant'Elpidio a Mare (Fermo),
Arjan Ndoka (48) shqiptar banues në Porto Recanati (Macerata)
Sipas mediave italiane, hetuesit thonë se trafiku i drogës u krye nga viti 2020 deri në vitin 2022, periudhë kur u trafikuan rreth 700 kilogramë kokainë dhe hashash e fituan të ardhura rreth 35 milionë euro. Organizata me origjinë shqiptare derdhi lumenj kokaine në rajonin Marche, me qendër dhe bazë në Civitanova edhe në Porto Sant'Elpidio.
Përveç të arrestuarve, janë të përfshirë edhe 22 të tjerë në organizatën e trafikut të drogës. Nga policia italiane janë sekuestruar pasuri mbi 1 milionë euro.
G.MO/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.7%
-
Jo
21.9%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 2521
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Pensionet në Itali/ Dhoma e Deputetëve ratifikoi marrëveshjen, Aliaj: Pritet të kalojë në Senat, ja kategoritë përfituese
10 Janar, 14:46
-
Shpallet logoja fituese e Tirana Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025, Veliaj: Mbështesim më shumë artin dhe kulturën
10 Janar, 14:19
-
Zbardhet vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Itali, bashkatdhetari pranon krimin: E prita në një zonë të errët, ku s'kishte kamera
10 Janar, 13:19
-
Zyrtare/ Partizani prezanton sulmuesin e Kombëtares, firmos deri në vitin 2029
10 Janar, 12:49
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori italian: Situata shumë konfliktuale, fushata të jetë me fakte e programe! Qeveri teknike? 'Vendos politika'
10 Janar, 11:21
-
Zbardhet misteri i vajzës në 'Astir'! Haluçinacione nga droga?! 5 djemtë me armë e kyçën në apartament të qetësohej, 21-vjeçarja njoftoi policinë
10 Janar, 10:49
-
Zyrtare/ Alban Bushi firmos kontratën e re, drejton Kombëtaren U-21 deri në fund të vitit 2026
10 Janar, 10:46
-
U ekstradua nga Turqia, Dritan Rexhepi kërkon të jetë prezent në gjyqin për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës! GJKKO i cakton 'arrest me burg'
10 Janar, 10:08
-
Tiranë/ Mbante armë zjarri pa leje në mobilerinë e tij, arrestohet 51-vjeçari
10 Janar, 09:53
-
Tiranë/ 69-vjeçari plagoset me mjet presës nga një 45-vjeçar, i moshuari goditi fillimisht me sende të forta
9 Janar, 22:05
-
Itali/ Sipërmarrësi shqiptar vritet me një plumb në vendin e punës, policia arreston bashkëatdhetarin si vrasës të dyshuar
9 Janar, 21:31