I akuzuari për sulmin me armë të dy xhamive në Zelandën e Re pretendon se nuk është fajtor

I akuzuari për sulmin me armë të dy xhamive në Zelandën e Re pretendon se nuk është fajtor

Personi që u akuzua për të shtënat me armë në dy xhamitë e Zelandës së Re në muajin mars, ka mohuar se është sulmuesi terrorist dhe do të dalë në gjyq në 4 maj të vitit 2020.

Data e gjykimit të 4 majit u konfirmua nga Cameron Mander.  Avokati mbrojtës i tij beson se mund të zgjasë deri në tre muaj.

Sulmuesi i akuzuar tani përballet me një total prej 51 akuzash për vrasje së bashku me akuzat për terrorizëm.

Shtetasi 28-vjeçar Brenton Tarrant, nuk pranoi e fajin gjatë një paraqitjeje të shkurtër në Gjykatën e Lartë në Christchurch këtë mëngjes.

Sipas ligjit të Zelandës së Re, vrasja mbart një dënim të përjetshëm dhe vrasësit duhet të kalojnë të paktën 10 vjet në burg para se të kenë të drejtën për lirim me kusht. Tarrant u shfaq në gjykatë në prill, ku ajo urdhëroi që ai t'i nënshtrohej një vlerësimi të shëndetit mendor, për të përcaktuar nëse ishte i aftë mendërisht ose i dëmtuar.

Ai u arrestua më 15 mars, brenda 21 minutash nga thirrjet e para emergjente që u pritën nga policia.

Pothuajse të gjitha viktimat vdiqën në xhaminë Al Noor dhe Linwood Islamic Center në Christchurch në Zelandën e Re . Dy vetë vdiqën në spital, ndërsa një  tjetër qytetar turk humbi jetën në maj.

Viktimat u nderuan nga e gjithë bota, duke përfshirë Pakistanin, Arabinë Saudite, Bangladeshin, Indonezinë dhe Malajzinë.

Më pak se një muaj pas të shtënave, ligjvënësit e Zelandës së Re votuan për të ndryshuar ligjin e armëve për të ndaluar ato të stilit ushtarak.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat