Shkarkohet drejtori i Hipotekës Berat, pas ankesave të qytetarëve në takimin me Ministren e Drejtësisë.
Turi i llogaridhënies së ministrave përpara qytetarëve ka sjellë edhe reagimin e parë. Menjëherë pasi është kthyer nga Berati ku ka zhvilluar dy takime në komunat Otllak dhe Velabisht, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka shkarkuar nga detyra drejtorin e ZVRPP të këtij rrethi, Robert Poçi.
Gjatë takimeve në njësitë administrative të Beratit, banorët kanë shprehur shumë pakënaqësi për punën e Hipotekës dhe madje kanë bërë akuza të drejtpërdrejta për drejtuesin e saj.
Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e ZRPP thonë se ne shkarkimin e Pocit ka ndikuar edhe analiza e praktikave te prapambetura dhe trajtimit te tyre jashte afateve ligjore.
-
Nuk mund te shkarkohet askush pa nje hetim administrativ. Jemi shtet ligjor dhe shkarkimi nuk mund te behet me emocione. E keshilloj Robert Pocin ti drejtohet gjykates. Ballafawohen rastet. Ne keto tridhjet vite eshte verifikuar qe qytetaret te marrin ose me sakte te tjetersohet prona.
Përgjigju-
Po pse ke dyshime ti qe eshte njeri drejte ai. Po te gjithe ne ato pozicione per lek jane futur, se ashtu si e kane blere vendin, ashtu do i nxjerrin dhe leket.
-
-
Po mir këtë e shkarkoi po për të pyetur a pyeti ministrja se mbase dhe bagtia popull nganjehere mund të bëjë gabim apo direkt shkarkim se një votë nuk hyn në punë nderkohë që bagtia e gëzuar ka vota me shumicë?! Po për emrin e komunës Otllak që bie erë anadoll-llëk, a ka ministrja ndonjë sugjerim për ta ndëruar si emër?
Përgjigju












Komente
Komento