Vëllai i Jan Prengës në Angli mbajti 'peng' kokainën për 'rritje rroge', bandat e Vlorës e Shijakut iu përgjigjën me 'të njëjtën monedhë' (VIDEO)

TIRANË - Jan Prenga ka hyrë me këmbët e tij në kompleksin "Golden" siç është fiksuar nga kamerat e sigurisë, dhe ka dalë pa shenja jete, i mbajtur në krah nga disa persona. Detajet i dha në studion e Report Tv, gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno, duke cituar deklarime të oficerëve të policisë gjyqësore, të cilët kanë analizuar kamerat e sigurisë pranë resortit "Golden" në Xhafzotaj pranë Shijakut. Ai tha se Jan Prenga është filmuar i gjallë teksa nxirret nga makina e autorëve që e rrëmbyen në Kamëz, e cila sipas policisë rezulton t'i jetë vjedhur një këngëtareje, ndërkohë që pas 8-9 orësh, ai del nga kompleksi "Golden" i pajetë i mbajtur në krah nga personat, të cilët akuzohen si bashkëpunëtorë në pengmarrje dhe vrasje.

Gazetari Elton Qyno tha se veç 5 të arrestuarve, janë edhe 5 persona të shpallur në kërkim, mes të cilëve Altin Hajri, por edhe tre persona nga Vlora dhe një nga Shkodra. Sipas tij, duke cituar burime nga prokuroria, ata janë persona me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e vrasjeve dhe lëndëve narkotike. Por edhe të dyshuar që mund të kenë marrë peng persona të tjerë, veçanërisht në zonën e Vlorës.

Ndërkohë i arrestuari i pestë për pengmarrjen e Jan Prengës dhe më tej vrasjen e tij, Festim Bexhdili, dyshohet të ketë pasur rol në fshehjen e gjurmëve. Sipas gazetarit Qyno, ai ka djegur rrobat e Jan Prengës. Trupi i 49-vjeçarit që u rrëmbye më 17 janar në Kamëz, ende nuk është gjetur. 

Gazetari Elton Qyno tha se shkak për ngjarjen e rëndë u bë vëllai i Jan Prengës, Astrit Prenga, i cili ishte korrier i dy grupeve kriminale, në Vlorë dhe në Shijak. Ai dyshohet se transportonte sasi të konsiderueshme kokaine duke i kaluar nga porti i Anglisë, për t'i futur në Angli. Por teksa kishte kaluar me sukses disa rrugë transporti, vëllai i Jan Prengës së fundi, në dhjetor 2019, nuk kishte dorëzuar një sasi prej 283 kg kokainë të cilën e kishte marrë në Portin e Anglisë, dhe i kishte bërë presion anëtarëve të grupit kriminal, se kërkonte më shumë lekë për punën që ai bënte. 

Astrit Prenga e ka mbajtur drogën duke mos treguar vendin ku e kishte fshehur, dhe ka kërkuar më shumë para nga çfarë kishte rënë dakord me grupin kriminal, ndoshta për vetë sasinë e madhe të lëndës narkotike që ai transportonte, 283 kg kokainë. Ai i vuri kushte anëtarëve të grupit në Vlorë dhe Shijak, në të kundërt nuk do ta çonte drogën në destinacion. Por me të njëjtën monedhë, disa kohë më vonë, më 17 janar 2020, grupi kriminal me seli në Shijak, ia ktheu duke i rrëmbyer vëllanë të cilin më pas e kanë vrarë.

Dy vëllezër të Jan Prengës ndodhen në Angli, Astrit Prenga që ishte korrier i grupeve kriminale të Vlorës dhe Shijakut dhe Ndrek Prenga. Ky i fundit ndodhet në burg prej vitit 2017, dhe është dënuar me 8 vite burg po për trafik droge.

Ajo që çoi policinë shqiptare në gjurmët e vëllezërve Hajri dhe të dyshuarve të tjerë si pengmarrës të Jan Prengës, janë përgjimet e autoriteteve britanike ndaj Astrit Prengës. Teksa ata e përgjonin për të zbërthyer rrjetin e drogës, aty ka dalë edhe biseda që vëllezërit Hajri i kishin marrë peng vëllain në Shqipëri.

"Astriti dyshohet të jetë personi që ka nxjerrë drogën nga porti dhe e ka futur në Angli, është personi që prokurorët e dyshojnë si njeriun që është kapur në përgjime nga autoritetet angleze, dhe ka sjellë çelësin e kësaj pengmarrje në Shqipëri. Ka qenë në përgjim për drogën në Angli dhe ka dalë rishtazi që vëllai i tij është marrë peng në Shqipëri dhe më konkretisht nga vëllezërit Hajri në Shijak", tha gazetari Elton Qyno i ftuar në Report Tv me moderatoren Aida Tançica.

Policia dhe prokuroria kanë dyshime të forta se pas kësaj ngjarje fshihen vëllezërit Leonard dhe Altin Hajri, nga Shijaku. Altin Hajri është pronari i resortit "Golden" ku u çua dhe më tej u vra Jan Prenga pasi u mor peng. Teksa Leonard Hajri u arrestua së bashku me babain e tij, një kushëri dhe një shok, Altin Hajri është në kërkim policor.

Por Shqiptarja.com zbuloi ekskluzivisht dje, se ndaj tij, në qershor 209, Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka marrë vendim duke e dënuar në mungesë me 7 vjet burg për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Altin Hajri sipas gjykatës ka tentuar të vrasë duke e qëlluar tre herë me pistoletë dhe duke e plagosur në dorë, fqinjin e tij, i cili me profesion është hidraulik dhe kishte bërë punimet në kompleksin "Golden". Hajri nuk i kishte shlyer të gjithë pagesën për punimet, pasi sipas dëshmisë së hidraulikut, M.Balla, kishte për të marrë edhe 3 mijë euro. Pra teksa Altin Hajri ishte në kërkim për dënimin e marrë në një proces gjyqësor të zhvilluar në mungesë të tij, ai dyshohet dhe kërkohet nga autoritetet për marrjen peng dhe vrasjen të Jan Prengës. 

Prokuroria e Tiranës do të kërkojë masën e sigurisë të "arrestit me burg" për të arrestuarit të cilët pritet të dalin para gjykatës. Asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të ketë lidhje me krimin.

G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të ketë ndryshime në qeveri?

Komento

Komente

  • Drejtoria: 29/01/2020 17:27

    Me fal Elton po drejtoria e Hetimit te Pastrimit te parave ku eshte? Ne kete rast shikojme nje super mega resort te krijuar me para droge dhe askush nuk mban pergjegjesi. Si ka mundesi nje pasuri e tille e dukshme e zoteruar nga nje gruop kriminal nuk ehste hetuar apo sekuestruar me pare? Me cfare merret gjithe diten Drejtoria e Parandalimit te Pastrimit te Parave? Si ka mundesi qe kjo drejtori ne shumicen e rasteve qe procedon u bllokojne fondet e investimeve te vogla 10.000 euro ndonje sipermarresi te huaj qe investon me te drejte ne shqiperi, dhe qorrohet fare kur behet fjale per pastrimin e miliona e miliona euro te pasurise se baroneve te droges ne Tirane Durres Shijak Elbasan. A nuk eshte kjo nje neglizhence qe duhet te na bej te reflektojme? Pse nuk e pyet njehere drejtorin te prononcohet.

    Përgjigju
    • Tiku: 29/01/2020 20:01

      Ik pyet njeher Alket Hysenin, ai ka qen drejtor per ca vite

  • Agron: 29/01/2020 16:34

    La piovra version shqip, na dukeshin trillime ne vitet 90, tani i perjetojne vete

    Përgjigju
  • rroma: 29/01/2020 15:45

    Sa historira kam lexuare te ketije tipi.DHE POLIZIA VETE VETEM KURE VRITEN.... NUK SHIKOJNE RESTORET QE NGREJNE DHE VILAT QE BEJNE.... DHE ASNJE NGA FAMILJE PUNON...Nuke varet se je labe, o malok, o myzeqare ,nuk ka shtete dhe ska per te pasure kure .DUHET O ENVERI O KANUNI......ghyna polizat qe i ngatrojne me kto pune,,,,se keta nuk i mban burgu,,, E ardhjma e shqiptarve eshte akoma me keqe se brezat qe vine nuk vene me ne shkoll se mendojne se vetem droga i shpeton dhe bejne leke.. SA GJYNAAAAAA

    Përgjigju
  • Gjorm: 29/01/2020 15:11

    Bandat e leshite apo lesherat e Vlorese.. Shpejt urgjente te ringrihete shteti policor i Enver djalite te beje zape minjte e Vlorese!

    Përgjigju
    • Sokol: 30/01/2020 09:58

      Ore gjormi si flet keq per djemte e vlores ti... Ti nga e mban veten

    • Labi: 29/01/2020 20:29

      Gryka e Lumit Te Vlores ja beri te pamundur turkut ta kapercej bregun. E ngriti flamurin shqiptar per her te pare. E cliroi shqiperine, ne luften e 20s 5000 vlonjat u mblodhen dhe i hodhen 15000 ushtar italjan ne det. I ndoqi ushtaret e saliut ne 97 me gure, ushtria erdhi me tanke dhe maloket dolen rrugve te vlores te armatosur shanin vlonjatet. I kapen i zhveshen, i shkerdhyen, u dhan buke dhe i nisen per lart. Mos te ket goj njeri te flasi per vlonjatet

    • Gjorm: 29/01/2020 17:20

      Ore çdo me thënë të mbash Vlorene në kembe? Si dmth e mbani ju të derrmuarite qe punoni ullinjve të grekut me djathe apo e mbajne bajgate me droge se helbete gje tjetere përveç së drogese nuk shikoj gje tjetere. Si e mbani Vlorene në kembe? Ik laj dhembet tani e futja gjumite se nesere do mbledheshe ullinje

    • Emigranti: 29/01/2020 16:36

      O ti qe do jesh 200 vjec nga menyra si shkruan Kush po e mban Vloren ne kembe..se brezi yt e dogji sebashku me Skender Gjinushin dhe Sali Berishen.. Mbaj djalin mos te ngaterrohet ku si takon..pastaj shaj djemte e nenave vlonjate



×

Lajmi i fundit

John

Katër foto të dixhitalizuara të Ismail Qemalit ekspozohen në COD