EMRI/ Ky është personi i 5-të i arrestuar për rrëmbimin e Jan Prengës në Kamëz

EMRI/ Ky është personi i 5-të i arrestuar për rrëmbimin e Jan Prengës në Kamëz

Festim Bexhdili

Festim Bexhdili është personi i 5-të i arrestuar mbrëmjen e djeshme në Kavajë , lidhur me pengmarrjen e Jan Prengës në Kamëz. Sipas policisë Bexhdili dyshohet se në bashkëpunim me 4 personat e tjerë të ndaluar e kanë rrëmbyer për ta mbajtur peng Jan Prengën, 12 ditë më parë , por më pas ky i fundit ndërroi jetë si pasojë e dhunës së ushtruar gjatë rrëmbimit. Festim Bexhdilit i janë sekuestruar dy telefona dhe një sasi prej 850 eurosh.

Tashmë Festim Bexhdili do të përballet me akuzat “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Deri më tani në lidhje me ngjarjen janë arrestuar 5-persona. Në pranga ranë Leonard Hajri 36 vjeç, (i dënuar më parë) babai i tij Bajram Hajri 64 vjeç, kushëriri Elton Hajri 32 vjeç, një tjetër anëtar i familjes me inicialet Festim Bexhdili që u arrestua mbrëmjen e sotme dhe shoku i tyre Olsi Turja 36 vjeç, të gjithë banues në Shijak. Në kërkim është shpallur nga policia, vëllai i Leonardit, Altin Hajri, ky i fundit pronar i kompleksit "Golden" në Shijak.

Festim Bexhdili është personi i 5-të i arrestuar mbrëmjen e djeshme në Kavajë , lidhur me pengmarrjen e Jan Prengës në Kamëz. Sipas policisë Bexhdili dyshohet se në bashkëpunim me 4 personat e tjerë të ndaluar e kanë rrëmbyer për ta mbajtur peng Jan Prengën, 12 ditë më parë , por më pas ky i fundit ndërroi jetë si pasojë e dhunës së ushtruar gjatë rrëmbimit. Festim Bexhdilit i janë sekuestruar dy telefona dhe një sasi prej 850 eurosh.

Tashmë Festim Bexhdili do të përballet me akuzat “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Deri më tani në lidhje me ngjarjen janë arrestuar 5-persona. Në pranga ranë Leonard Hajri 36 vjeç, (i dënuar më parë) babai i tij Bajram Hajri 64 vjeç, kushëriri Elton Hajri 32 vjeç, një tjetër anëtar i familjes me inicialet Festim Bexhdili që u arrestua mbrëmjen e sotme dhe shoku i tyre Olsi Turja 36 vjeç, të gjithë banues në Shijak. Në kërkim është shpallur nga policia, vëllai i Leonardit, Altin Hajri, ky i fundit pronar i kompleksit "Golden" në Shijak. Ndërkohë për Altin Hajrin,  i shpallur në kërkim si i dyshuar për pengmarrjen dhe më tej vrasjen e Jan Prengës, rezulton të jetë në kërkim nga drejtësia, pasi në qershor të 2017-ës, ai është dënuar në mungesë me 7 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës, për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Teksa sot ai është personi më i kërkuar nga policia për ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur më 11 janar 2020 në Kamzës, Altin Hajri kërkohej nga drejtësia për të vuajtur dënimin me 7 vite burg. 

Jan Prenga i rrëmbyer 12 ditë më parë në rrugën "London" në Kamëz, është vrarë nga rrëmbyesit, ndërsa sipas policisë ai ka ndërruar jetë si pasojë e humbjes së gjakut nga goditjet e shumta që ka marrë në momentin e rrëmbimit.

Autorët e kanë futur me dhunë në një makinë që rezulton t'i jetë vjedhur një këngëtareje në zonën e Kombinatit, për ta çuar në kompleksin "Golden" pranë Xhafzotaj të Shijakut, në pronësi të tyre, një strukturë super lukzose. Vdekja e pengut Jan Prenga 49-vjeçar konfirmohet nga policia e Shtetit pas analizimit të kamerave të sigurisë pranë kompleksit "Golden" dhe gjurmëve të gjakut të gjetura në vendin e rrëmbimit, por pavarësisht kërkimeve, ende nuk është gjetur trupi i pajetë i Prengës.

Policia ka mundur të zbardhë dhe motivin e pengmarrjes dhe më tej vrasjes së Jan Prengës dhe gjithçka dyshohet të lidhet me konflikte për drogën që vëllai i Prengës ka pasur me vëllezërit Hajri në Angli. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se dyshimet janë se vëllai i Jan Prengës, Astrit Prenga, me precedentë penalë, nuk ka dorëzuar një sasi droge prej 283 kg kokainë çka mund të jetë bërë shkak për marrjen peng në formë kërcënimi për dorëzimin e mallit. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille