TIRANË - Ka kaluar një muaj nga arrestimi i 15 faturistëve të CEZ për mbifaturimet e energjisë elektrike, ndërsa familjarët e të arrestuarve akuzojnë se këto veprime arbitrare janë kryer nga vetë CEZ.
Beqir Kurtaj është një nga të arrestuarit dhe sipas familjarëve ka hyrë në grevë urie, ndërsa e bija sjell për A1 Report argumentat pse babai i saj është i pafajshëm
Sipas të bijës Arjola, në rastin e babait të saj që është në paraburgim, mbifaturimet që janë vendosur nga vetë CEZ-i, dhe skemat me faturat afrofe në faturime janë ndryshuar që në matësit e energjisë, të cilin mund ta bënin vetëm specialistët e CEZ.
Arjola, sjell edhe fotot e matësve të energjisë dhe sesi bëhej ndryshimi në to për faturimet afrofe.

(Në foto: Arjola Kurtaj duke denoncuar në A1 Report shkeljet e bëra)
Mbifaturimet e enegjisë elektrike në mënyrë abusive u bënë objekt i një numri të madh denoncimesh në vitet 2010-2011-2012. U denoncua se mbifaturimet bëheshin në mënyrë abuzive nga kompania për të mbuluar humbjet nga vjedhjet në rrjet dhe mospagesave të faturave të energjisë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com