Por Familja Taullai del në skenë si rivale e fortë e Aldo Bares në vitin 1997, pikërisht atëherë kur banda e Bares kishte rritur influencën e saj në këtë qytet.
Familja Taullai kishte në pronësi në atë kohë një pikë karburanti në Lushnjë dhe disa biznese të tjera.
Konflikti mes Tullait dhe Bares lindi pikërisht në momentin kur Bare kërkoi të rektrutonte në grupin e tij një prej djemve të kësaj familje, pikërisht Saimir Taullain, i cili në atë kohë kishte refuzuar.
Pas ketij momenti Bare nisi të vendosë gjoba për familjen Taullau dhe kërkoi largimin nga qyteti të Saimirit. Konflikti përfundoi me vrasjen e pronarit të karburantit një prej vallezerve te familjes Taullau.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)