Ministria e Drejtësisë është në pritje të draftit të Kodit të ri Penal për ta konsultuar më pas me ekspertët ndërkombëtarë. Në këtë Kod, parashikohet trajtimi i krimit ekonomik, pastrimit të parave, proporcionalitetit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
“Në proces kemi disa ligje të rëndësishme që u shërbejnë objektivave strategjike siç është Kodi Penal, jemi në fund të tij, presim nga grupi i punës të marrim draftin dhe ta konsultojmë me ekspertët ndërkombëtarë. Kodi Penal do të siguronte që krimi ekonomik të ketë vëmendjen e duhur, pastrimi i parave, proporcionaliteti penal dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut”, tha Gogu.
I pyetur për komentet se Kodi i ri është shumë i ashpër, ministri u shpreh se duhet parë si përkon versioni përfundimtar me realitetin.
“Duhet të shikojmë versionin përfundimtar dhe mbi të të shikojmë nëse është Kodi Penal që i përgjigjet realitetit tonë shtetëror, juridik e me radhë”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Amnistia Penale, Gogu: Presim ‘ok’ nga Komisioni Europian! Kamerat në sallën e gjyqit, ministri: Vendimmarrja e gjykatës, e pavarur











