Djali i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Endriti, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, ku 4 ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burg në total.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Endrit Thaçi ka falënderuar të gjithë shqiptarët për mbështetjen e ofruar gjatë këtij procesi.

Për Endrit Thaçin ende nuk ka përfunduar, pasi sipas tij, të gjithë e dinë historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Reagimi i Endrit Thaçit:

Falënderoj të gjithë vëllezërit dhe motrat shqiptarë që udhëtuan dhe që pritën me orë të tëra për vendimin. Në veçanti, ata që nuk e ndalën zërin edhe pas vendimit.

Mirënjohja ime shkon për secilin prej jush që na u bë të krah ndër vite, në këtë rrugëtim të padrejtë të Babit dhe shokëve të tij.

Sapo të kthehem, do t’i bashkëngjitem edhe unë zërit tuaj, sepse kjo betejë nuk ka mbaruar. Ashtu si Babi sot, që me kokën lart u përball me këtë ditë, edhe ne do të vazhdojmë përpara me kokën lart, me dinjitet dhe maturi.

Ne e dimë historinë tonë. Ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë, ndërsa dëshmorët tanë e kanë vulosur me gjakun e tyre. Këtë histori nuk mund ta ndryshojë asnjë vendim.


Lajmi kryesor:

Dënimi i liderëve të UÇK-së, Shqipëria e Kosova njëzëri: Vendim i papranueshëm! Kurti: Nuk përfaqëson vullnetin e popullit! Rama: Marre