Një 35 vjeçar është gjetur i pajetë në afërsi të lagjes 18 tetori në Lushnjë. Trupi i pajetë i Mikel Licit është zbuluar në një pjesë toke (arë).
Ka qenë i ati i viktimës, ai që pesë ditë më parë kishte bërë kallëzim në policinë e Lushnjës për largimin e djalit të tij nga shtëpia. Sipas njoftimit zyrtar, raportohet se 35 vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Ndërkohë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Komento