Francë - Ndërsa adhuruesit e aeroplanëve mbajnë në miniaturë modele të avionëve, një baba në Francë nuk është mjaftuar me këtë ide, por ka ndërtuar në dhomën e djalit të tij një avion imitues të Boeing 737.

Atij i dashur plot pesë vjet për të ndërtuar kabinën e pilotimit të Boeing 737. Dhe për të realizuar ndërtimin e kabinës, Laurent Aigon e ka lënë djalin e tij që të flejë në një krevat në qoshe të dhomës.

40 – vjeçari ka shpenzuar mijëra euro për të realizuar pasionin e tij, pasi ai ka blerë pjesë të shtrenjta duke krijuar një version original të kabinës së pilotimit.

Aigon është një kamarier, por që gjithmonë ka aspiruar për të qenë një pilot. Boeing 737 prodhohet vazhdimisht që në vitin 1967 dhe është një model mjaft popullor në historinë e aviacionit.