I bashkohet Veliajt, Anxhela Peristeri: Ndryshimin e kam parë me sy, si banore e Tiranës

I bashkohet Veliajt, Anxhela Peristeri: Ndryshimin e kam parë me sy, si banore e Tiranës

Këngëtarja, Anxhela Peristeri

Në një takim me 100 të rinj online, këngëtarja Anxhela Peristeri ka shprehur mbështetje për punën e kryebashkiakut Erion Veliaj, duke u shprehur se si banore e Tiranës ndryshimet i ka parë personalisht.

“Vitet e fundit kam parë edhe unë ndryshimet që janë bërë në Tiranë. Jam fokusuar te ndryshimet e bera në fushën e artit më shumë, duke qenë se jam artiste. Kjo sallë e Liceut Artistik ku unë kam studiuar nuk ka qenë kështu. Nuk kemi qenë në kushte kaq komode. Të përgëzoj,” tha Peristeri.

Anxhela Peristeri shprehu mirënjohje ndaj Veliajt edhe për projekte të tjera në art dhe fusha të tjera.

“Teatri i Operas është bërë një mrekulli. Por përveç investimeve në fushën e artit, unë nuk do lija pa përmendur projekte të tjera që i kam parë me sytë e mi si Kalaja e Tiranës apo Parku i Liqenit ku unë shkoj,” u shpreh këngëtarja. 

Peristeri nuk i kurseu fjalët mbështetëse. 

“Ke bërë një punë të mrekullueshme me Tiranën dhe unë do të të mbështes gjithmonë” - tha Peristeri.

Peristeri shtoi se ishte bërë punë edhe në mbështetje të të rinjve. Në takimin lidhur me problematikat dhe pritshmëritë e të rinjve, vetë Veliaj u shpreh i kënaqur që shumë prej tyre kishin treguar pjekuri dhe solidaritet gjatë dy krizave të fundit me të cilat është përballur qyteti.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • port: 16/12/2020 13:48

    ja dhe fshatarja ka pare ndryshim, ska faj fukarallik maskarallik

    Përgjigju
  • aldi: 07/12/2020 14:58

    normal qe po e shef ndryshimin se te kan lene pa pune moj shushke. ke qe ne mars qe spunon as ti e as artistet e tjere... megjithate e paske gjet zgjidhjen, ke hyre ne politike duke i kthyer krahet artit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?