Presidenti i Republikës, Ilir Meta vendosi të shtunën që të anulonte zgjedhjet e 30 Qershorit duke i shtyrë pa afat. Vendimi u vlerësua nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ndërsa me kreun e shtetit i bashkuan edhe dy gjëra të tjerë.
Në përmbyllje të deklaratës së të shtunës, Meta përdori të njëjtin slogan si të opozitës, "Shqipëria si gjithë Evropa!". Ndërkohë që sot, pasi firmosi LIVE dekretin për anulimin e zgjedhjeve bëri shqiponjën me duar, sikur ka ndodhur me Lulzim Bashën në fund të cdo proteste. E ndërsa tani janë shumë gjëra që po i bashkojnë, situata ishte e ndryshme para dy vitesh në kohën që opozita e drejtuar nga Lulzim Basha ishte në çadër.
Zv/ ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi publikon një video të njërës prej protestave të opozitës (PD-së) në 2017, ku Lulzim Basha deklaronte ndër të tjera në sheshin mes Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit se "Ilir Meta është streha e fundit e maskarenjve, këtë tani e dinë të gjithë" shprehej ai.
Komente












Keta tani kane filluar te perdorin patriotizmin per te treguar sa shume e duan kete vend njeri ben shqiponjen me duar dhe tjetri kendon me ze te cjerrur himnin shqiptar por nga ana tjeter asnje nuk e duan Shqiperine luftojne per te ruajtur b*****then e vet. Prandaj shporruni se populli nuk don tju shohi as njerin dhe as tjetrin hajduter
PërgjigjuMos e perdhosni shqipinjen, o petullaxhinj
Përgjigjuketa vetem shqiponja nuk I bashkon. rrumpalle te tere politikanet shqiptare. tani na behen dhe patriota
PërgjigjuKriminelet e bashkuar!
Përgjigju