I bëri thirrje t’i bashkohet ‘Open Balkan’, Analisti: Vuçiç e ka njohur Kosovën si shtet

I bëri thirrje t’i bashkohet ‘Open Balkan’, Analisti: Vuçiç e ka njohur Kosovën si shtet

Presidenti serb Aleksander Vuçiç

Analisti Ilir Ibrahimi, është shprehur se Vuçiç, presidenti serb e ka njohur Kosovës. Ibrahimi i është referuar thirrjes së Vuçiç gjatë samitit të “Open Ballkan”, nga ku ftoi që Kosova t’i bashkohet kësaj nisme.

Përmes rrjetit të tij social analisti, theksoi se në “Open Ballkan” bëjnë pjesë shtetet e jo rajonet dhe se përndryshe do të kishte ftuar edhe Sanzhakun, Preshevën, Novi Sadin, apo ndonjë rajon tjetër.

Pra Vuçiç duke ftuar Kosovës të nënshkruaj këtë marrëveshje, në mënyrë indirekte e ka njohur atë si shtet.

“Ope Balkan” është një projekt ambicioz për të gjithë rajonin, që Ballkani më në fund të lërë prapa krahëve shekujt ndasi. Kryeministri  Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, (i cili sëfundmi ka dhënë dorëheqjen) më 29 korrikun e kaluar, nënshkruan një deklaratë të përbashkët, e cila bazohet në 4 liritë e mëdha të bashkëpunimit në botën perëndimore: liria lëvizjes së mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.

Në samitin e fundit më 4 nëntor të mbajtur në Beograd, u tha se pas një viti e gjysmë Serbia-Shqipëria-Maqedonia e Veriut nuk do të kenë më asnjë pengesë në kufi për njerëzit e tyre dhe se do të kalojnë lirisht në këto tre vende në konferencën e përbashkët për shtyp të Vuçiç, Ramës dhe zv. kryeministrit maqedonas ( i cili zvëndësoi Zoran Zaev).

Për 3 drejtuesit e 3 vendeve "Open Balkan" është një lëvizje që ka vetëm një qëllim, përmirësimin e jetës për qytetarët.

Samiti i radhës që do të mbahet në Tiranë do të jetë i rëndësishëm pasi do të bëhen bilancet e arritjeve të deritanishme dhe do të nënshkruhet edhe memorandumi i lejeve të punës. 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion