Të gjithëve të paktën njëherë kemi dëgjuar në shtëpi një zile të papritur në derë në një orë të çuditshme ose kur kemi qenë vetëm në shtëpi. E trembur nga zilet e përnatshme Lianne Jennings, nga Britania e Madhe, pasi kontrolloi pamjet e kamerës së sigurisë zbuloi se “vizitori” misterioz ishte një kërmill!
Historia e çuditshme e gruas britanike dhe videoja u bënë virale në internet!
Për fat të mirë, nuk iu desh shumë kohë që Jennings të kuptonte se vizitori nuk ishte aspak i rrezikshëm, ndërsa videoja e kërmillit që del në kamerën e sigurisë së shtëpisë është shumë e lezetshme.