I biri humbet kontrollin e makinës në ‘Elbasan-Peqin’, vdes nëna e tij 58-vjeçare

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Një person, që dyshohet se ka kryer një parakalim të gabuar, ka humbur kontrollin e veturës së tij dhe për pasojë është aksidentuar me një tjetër mjet.

Nga aksidenti ka ndërruar jetë nëna e drejtuesit të mjetit, Liljana Qyra 58 vjeçe, ndërkohë që ndodhet në gjendje të rëndë i biri i saj, shoferi i veturës në fjalë.

Për drejtuesin e veturës tjetër, nuk raportohet që të ketë pësuar dëme fizike.

Foto nga vendi i aksidentit

Informacioni paraprak

Rreth orës 15.40 në aksin rrugor Peqin - Elbasan, në vendin e quajtur Bishqem, njësia Administrative Pajove, automjeti tip Opel me targa AA 856 PA, me drejtues mjeti shtetasin E. Q, banues në Durrës, është përplasur me automjetin Volksvagen Kady me targa AA 596 NU me drejtues mjeti shtetasin B.R, banues në Elbasan.

Si pasoje e përplasjes është dëmtuar dhe transportuar për në spitalin Elbasan por ka humbur jetën si pasojë e plageve shtetasja L.Q, 58 vjeçe, nëna e drejtuesit të mjetit Opel.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e saktë të përplasjes, ku paraprakisht dyshohet se automjeti tip Opel është futur në parakalim të gabuar

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 28/04/2018 08:48

    Ja pra, kështu është kur mendja punon si sumë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!