Në 2 prill të 2016, dy të rinj u përplasën me një makinë ford-fokus në Hot të Ri në Shkodër.

Njëri prej të rinjve vdiqi10 ditë pas aksidentit, ndërsa tjetri humbi jetën 6 muaj më pas. Sot Pashk Nika, babi i 17-vjeçarit Roland Nika i cili ishte pasagjer në këtë motor akuzon mjekët për vdekjen e djalit të tij. Ai thotë se edhe policia ka faj për aksidentin pasi po i ndiqte dy të rinjtë. 

"Me datë 2 prill bën një aksident në fshatin Hot i Ri, Shkodër duke i ndjekur policia e qarkut Shkodër. Në këtë moment policia është shmangur, i ka parë fëmijët që u përplasën dhe është shmangur që t’i shmanget përgjegjësisë", u shpreh Nika. 

 Sipas Pashk Nikës djali u bë mirë, por humbi jetën në Spitalin e Traumës, pasi u çua me urgjencë. "Djalin e çuam në urgjencë pasi ndryshoi, u djersit nga koka dhe e çuam në urgjencë dhe djali nuk doli më i gjallë. Në datë 26 shtator djali vdiq", tha ai. 

 Ai thotë se mjeku ligjor i ka thënë që nëse djali do t'i bëhej një skander për kokën do të mund të shpëtonte. 
 
"Dhe ky i mjekësisë ligjore, ky mjeku kur më shpjegoi më thotë sa kohë ka që këtij fëmijë nuk i është bërë një skaner koke. Mjekët i akuzoj sepse i kam denoncuar edhe më parë në prokurori për mjekim të pakujdesshëm", theksoi Nika. 
 
Pavarisht se djali i tij ka humbur jetën me dhimbje Pashk Nika thotë se do të kërkojë drejtësi, ndërkohë që akuzon edhe Prokurorinë se nuk po kryhen hetime. 

"Nuk ka nisur as dhe një lloj hetimi për të. Dosja është pushuar dhe ma kanë thënë shumë punonjës si tek komisariati 3 i policisë qarkut të Tiranës ashtu edhe te prokuroria që e ke të vështirë, mjekët janë të fuqishëm dhe nuk mund t’ia dalësh", theksoi më tej Pashk Nika. 

Pashk Nika endet nëpër dyert e policisë dhe Prokurorisë dhe thotë se kërkon të gjendet fajtori në mënyrë që shpirti i djalit të tij të prehet në paqe.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com