SARANDË - Tenton të korruptojë një polic që ti nxjerrë motorrin nga pika e bllokimit por arrestohet. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Sarandës, ku policia ka vënë në pranga Spartak Vasilin, 26 vjeç.

Burime zyrtare nga policia lokale, kanë bërë të ditur se, arrestimi i të riut është bërë pasi është kapur në flagrancë duke tentuar ti jepte rryshfet ofecerit të policisë me inicialet A. M., në këmbim të nxjerrjes së motorrit që i ishte bllokuar më datë 19 shtator 2013.

Ndalimi i Spartak Vasilit, është bërë nga efektivët e sektorit Kundër Krimit Ekonomik në Komisariatin e Policisë për veprën penale “Korrupsion aktiv”.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)