‘I burgosuri në Drenovë u lidh me zinxhirë’, Zv. Drejtoresha e Burgjeve: Po hetojmë, masa për përgjegjësit

Ndërsa refuzon të marrë si të mirëqena pretendimet, Klotilda Kareci, zv. drejtoresha e burgjeve shprehet se për përfundime të sakta do të flasin  grupet e hetimit që po merren me rastin.

“Aktualisht ka një grup inspektimi që është ngritur me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, i cili po monitoron dhe heton çështjen në themel. Nga ana tjetër, ka një procedurë të mirëfilltë që administron të tërë praktikën, përfshirë edhe incidentin që ka ndodhur nga vetë i  dënuari. Ka një komision i ashtuquajtur, Komisioni i Vlerësimit të Riskut, i cili pasi harton raportin e riskut, e dërgon për miratim. Momentalisht që flasim grupi i inspektimit po kryen veprimet procedurale mbi rastin”, tha Kareci.

Zv. Drejtoresha e Burgjeve, shprehet se vendimin për rastin në fjalë e merr Komisioni i Vlerësimit të Riskut, i cili përfshin vlerëson rrezikun për përsëritje të të njëjtit krim, riskun e arratisjes, riskun për të shkaktuar dëm brenda institucionit, risku i dëmit nëse do të arratisej, kontaktet me botën e krimit jashtë, etj.

 “Vendimin e merr Komisioni i Vlerësimit të Riskut pranë IEVP, i cili mblidhet, vlerëson situatën dhe del në një vendim. Për aq sa jam njohur me rastin, i dënuari në tërë praktikën dhe qëndrimin e tij në burgje ka manisfestuar sjellje që në mënyrë të vazhdueshme kanë qenë problematike, duke treguar mungesë respekti ndaj institucionit dhe gardianëve. Po ashtu sipas asaj që IEVP thotë, i dënuari ka shfaqur edhe sjellje të dhunshme kundrejt të burgosurve të tjerë”, tha Kareci.

Besnik Deda, përfaqësues i Avokatit të Popullit tha se shpesh herë kanë dalë me sugjerime për aplikimin e dënimeve brenda IEPV-ve. Ai ngriti shqetësimin e mungesës së një institucioni specifik për trajtimin e rasteve që shfaqin problematika të shëndetit mendor, përgjegjësi e Shëndetit mendor. Mungesa e mjekëve psikiatër ishte një tjetër shqetësim.

“Kuadri ligjor që funksionon në burgje ka programe që parashikojnë kufizimin fizik, administrata e burgjeve ne bashkëpunim me organet e Ministrisë së Shëndetësisë duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë të dënuarve me probleme shëndetësore”, tha avokati. 

Sa i takon hapave që ndërmerren nga IEVP-të, në rastet kur një i burgosur shfaq sjellje të dhunshme ndaj

“Ka një procedurë të përcaktuar qartë që rregullon procesin e mbikëqyrjes së veçantë, e cila aplikohet kur i dënuari ka cënuar rëndë sigurinë e të burgosurve, të institucionit apo vetes së tij. Në këtë moment, pasi merret vendimi nga Komisioni i Vlerësimit të Rrezikshmërisë dhe dërgohet pranë burgut me qëllim aplikimin, jepen në mënyrë të qartë detyra të caktuara institucionit. Sipas procedurës që aplikohet në këtë rast, i dënuari veçohet nga të dënuarit e tjerë në burg dhe është në mbikëqyrjen dhe monitorimin e një stafi sigurie të posaçëm. Sa i përket kufizimit fizik parashikohen forma, kushte dhe mënyra të ndryshme zbatimi do të presim verifikimet nga komisioni",  tha Kareci. 

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës