Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Beratit, një i burgosur në IEPV-në ka tentuar ti japë fund jetës mbrëmjen e sotme.
I burgosuri Mikael Bushi ka tentuar të varet me një çarçaf në qelinë e tij. Ai është pikasur nga një prej rojave të turnit për shkak të zhurmës së bërë. Më pas është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Berat. I burgosuri banues në fshatit Samaticë në Urë-Vajgurore vuante prej disa muajsh dënimin për “Dhunë në familje” në IEPV Berat.
Njoftimi i policisë:
Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.
Në kuadër të zbatimt të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore si dhe në vijim të kontrollit të ushtruar për mbrojtjen e territorit, shërbimet e Policisë kanë proceduar penalisht shtetasin M.S., 37 vjeç, (administrator subjekti), pasi u kap në flagrancë në lagjen Barrikad, me një mjet tip "Kamion", të ngarkuar me pllaka guri dekorative, të cilët dyshohet të jenë nxjerrë në Malin e Tomorit, gjithashtu kishte dhe një punonjës të pasiguruar.
Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur edhe në kërkim në datën 12.05.2021 nga DVP Elbasan për veprat penale "Ndërtim pa leje", "Fshehja e të ardhurave", "Mospagim i taksave dhe tatimeve". Veprimet e mëtejshme u kryen nga DVP Elbasan.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale "Punësim i paligjshem" dhe "Fshehja e të ardhurave".
Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.