I buzëqeshur dhe me “mollën e sherrit” në dorë, tifozët e United shpërthejnë kundër Pogba-s (Foto)

I buzëqeshur dhe me “mollën e sherrit” në dorë, tifozët e United shpërthejnë kundër Pogba-s (Foto)

Futbollisti Paul Pogba

Juventus mori mbrëmë një fitore minimale 0-1 në “Old Trofford” në ndeshjen e vlefshme për “Champions League”, duke hedhur një hap të sigurtë drejt vendit të parë në grup.  Në përfundim të ndeshjes tifozët e skuadrës angleze kanë qenë të mërzitur, por ajo që I ka irrituar më shumë është një foto e Paul Pogba-s. Francezi ka pozuar me Juan Cuadrado-n, ish-shokun e skuadrës te Juventusi, por më shumë se kaq bie në sy se ai është duke qeshur.

Një veprim i përsëritur ky nga Pogba, por me ndryshimin se këtë verë tifozët e “djajve” i janë vërsulur. Kjo jo vetëm për asryen e lartpërmendur, por edhe për dhuratën që mesfushori mban në duar. Çanta e kartonit mban logon e Juventusit dhe tifozët dyshojnë se në të ka një kontratë për Pogba-n. Në fakt përgjatë verës kur ishte edhe merkato e verës është përfolur për një rikthim të mundshëm të francezit te “zonja e vjetër”.

Kanë mjaftuar këto arsye që në postimin e Cuadrados tifozët e United të shkruajnë për Pogba: “Ky është problem i United në këtë moment. Sapo kanë humbur një ndeshje në shtëpi, por janë gjithë janë të lumtur dhe përqafojnë shokët.”

Çfarë ka në atë çantë që mbanPogba? Ndoshta një kontratë?”-shkruan një tjetër tifoz.

“Çfarë ka për të qeshur këtu?”-lexohet në një koment tjetër.

“Fotoja është kujtim, me shokun e ekipit dhe me kontratën e sapo marrë.”

Dy futbollistët, Paul Pogba dhe Juan Cuadrado

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Exit poll i CNN: 48% e votuesve preferojnë Harris, 44% Trump

Exit poll i CNN: 48% e votuesve preferojnë Harris, 44% Trump