Pezullim i gjatë dhe prishje e kontratës, Paul Pogba rrezikon largimin nga futbolli! Pozitiv me doping

Pezullim i gjatë dhe prishje e kontratës, Paul Pogba rrezikon largimin nga futbolli! Pozitiv me doping

Paul Pogba

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba rezultoi me doping, pasi pas analizave të 20 gushtit 2023 në ndeshjen kundër Udineses ai u gjet me testosteron. Klubi i Serie A reagoi për këtë ndodhi, duke bërë me dije se për francezin ka marrë urdhër pezullimi nga Gjykata Kombëtare e Anti-dopingut.

"Zonja" nuk e ka komentuar këtë zhvillim, teksa shkruan: "Klubi i Futbollit Juventus njofton se lojtari Paul Labile Pogba ka marrë dispozitën e pezullimit paraprak nga Gjykata Kombëtare Anti-Doping pas rezultatit pozitiv të analizave të kryera më 20 gusht 2023. Klubi rezervon të drejtën të vlerësojë hapat e mëtejshëm procedural".

Edhe agjentja e futbollistit 30-vjeçar ka reaguar për këtë rast. Rafaela Pimenta ka treguar se futbollisti i është nënshtruar një analize të dytë. "Ne jemi në pritje të kundër-analizës, pa rezultatin e atyre nuk mund të kemi një mendim përfundimtar. E vetmja siguri që kam është se Pogba nuk do donte të thyente rregullat kurrë".

Pas këtij lajmi, Paul Pogba ka përfunduar në një vorbull që është edhe një makth edhe një udhëkryq. Makthi i një skualifikimi të gjatë dhe udhëkryqi i një karriere që mund të përfundojë para kohe.

Në terma ligjorë, Juventusi ka të drejtë të pezullojnë menjëherë pagën e Pogba, i cili kujtojmë se fiton 10 milionë euro në vit dhe do t'i përfitojë ato sipas kontratës deri në vitin 2026.

Sipas të gjitha gjasave kjo nuk do të bëhet të paktën deri në përfundimin e kundër-analizës të cilës lojtari i është nënshtruar. Nuk do jetë çudi nëse Juve pezullon francezin që prej dy sezonesh vuan nga dëmtimet, me këtë të fundit që do i jepte fund karrierës sportive.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 14 vjeçarit/ Policia reagon për dëshminë e babait të shokut të Martinit: Nuk ka një autor të dytë

Vrasja e 14 vjeçarit/ Policia reagon për dëshminë e babait të shokut të Martinit: Nuk ka një autor të dytë