DURRËS - I dënuar në Itali me 7 vjet e 9 muaj burg, është vënë në pranga në Durrës, Artur Kaçi, 35 vjeç. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të policisë së qytetit bregdetar. Sipas policisë, ai është i dënuar për trafik droge dhe vjedhje me dhunë.
Policia e Durrësit ka sqaruar se, 35-vjeçari Kaçi prej disa vitesh ishte në kërkim, dhe ndaj tij ekzistonte edhe një urdhër-arresti ndërkombëtar. Burimet zyrtare thanë se, ai ishte dënuar nga Gjykata e Sienës, me 7 vjet e 9 muaj burg.
Ndaj tij ishin ngritur akuza për “vjedhje me dhunë” dhe “trafik droge”.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com